Aftësia që ju veçon nga të gjithë të tjerët sipas Warren Buffett

Aftësia që ju veçon nga të gjithë të tjerët sipas Warren Buffett


Warren Buffet është pyetur për këshillën më të mirë që mund të japë për të rinjtë.

Miliarderi nuk hezitoi për t’u përgjigjur:

“Investoni tek vetja. Mënyra më e lehtë për t’u bërë 50% më të mirë se ç’jeni tani është të perfeksionoi aftësitë e komunikimit, të shkruarit dhe aftësitë verbale. Nëse ju nuk mund të komunikoni mirë, është njësoj si të shkelni syrin e një vajze në errësirë, pra asgjë nuk ndodh. Ju mund të keni njohuri pafund, por duhet të jeni në gjendje t’i transmetoni ato. Dhe transmetimi bëhet përmes komunikimit. ”

Buffett gjithashtu ka pranuar se gjatë gjimnazit dhe fakultetit, atë e tmerronte e folura në publik, aq sa dhe mund të villte përpara njerëzve. Prandaj ai vendosi të merrte pjesë në një kurs për të folurën në publik, kurs që ai thotë se i ka ndryshuar jetën. Edhe sot në zyrën e tij, ai nuk ka asnjë diplomë tjetër të varur në kornizë, përveç asaj të komunikimit që prej vitit 1952.

Lexoni: Trajnim nga Arjeta Dhima: “E folura në publik”

Por mos harroni se këshilla e tij qëndron dhe për aftësinë e të shkruarit. Me pak fjalë, edhe stili i mirë i të shkruarit është sekreti që të çon më afër suksesit.

Komisioni Kombëtar i Shkrimit ka zbuluar se rreth gjysma e bizneseve të anketuara paguanin programe trajnimi për të gjithë punonjësit jo shumë të aftë me shkrimin, si një nevojë për ta bërë më efektiv komunikimin në zyrë.

Lexoni: Si mund të kapërcejmë frikën e të folurit në publik?

Bob Kerrey, kryetari i komisionit, tha: “Shkrimi është një shenjues i punës me aftësi të lartë, me pagë të lartë, profesionale. Njerëzit që nuk janë në gjendje të shprehen qartë me shkrim, i kufizojnë mundësitë e tyre për punësim profesional dhe me rrogë të lartë”.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0