Aftësia që ju bën një lider më të mirë

Aftësia që ju bën një lider më të mirë


Pse? Kur punonjësit ndihen të vlerësuar, qoftë edhe duke i dëgjuar, ata ndihen më të lumtur emocionalisht dhe shanset që të largohen nga vendi i punës janë më të pakëta.

Aftësia për të dëgjuar ju bën më të zgjuar. Duhet të dëgjoni vizionin e të gjithë atyre që ju keni besuar punën, biznesin, të ardhmen tuaj.

Por si ta bëni këtë? Mund të ketë me miliona sugjerime, por ajo që funksionon më mirë është kjo:

“Fol i fundit.”

Shpesh në bordet drejtuese, shoh njerëz që e konsiderojnë veten drejtues të mirë, të ecin nëpër dhomë dhe të thonë, ‘Ja ku qëndron problemi. Ja çfarë mendoj unë, por më intereson edhe mendimi juaj.’

Në vend të kësaj ju duhet të kultivoni aftësinë për t’a mbyllur gojën deri në momentin që të gjithë kanë mbaruar së foluri. Kjo jo vetëm që i lejon pjesëtarët e tjerë të flasin dhe të shpehin mendimin e tyre, por ju keni mundësinë t’i dëgjoni të gjitha idetë dhe në fund të jepni vlerësimin tuaj.

Ne të gjithë kemi dëshirë të flasin dhe të nxjerrim në pah difektet e të tjerëve, por kjo nuk na bën më të mirë. Nëse arrini ta mbani gojën të mbyllur, aftësitë tuaja drejtuese do të rriten. Kaq e thjeshtë!

Kjo është këshilla e plotë nga Simon Sinek, autor britanik/amerikan, folës motivues dhe konsulent marketingu.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0