Aeroporti me i madh anglez me terminalin “Samsung Galaxy S5” - Business Magazine Albania

Aeroporti me i madh anglez me terminalin “Samsung Galaxy S5”


 

Nese keni udhetuar me pare ne Londer, ka shume mundesi te keni pare Terminal 5 ne aeroportin Heathrow, meqe eshte terminali me i madh ne te gjithe aeroportin. Por, si duket ne fluturimin e ardhshem nuk do ta shihni me kete terminal. Ose te pakten emrin e tij. Çfare ka ndodhur me terminalin ne aeroportin me te madh ne Evrope? Si duket ai do te ndryshoje emertim dhe do te quhet Terminal Samsung Galaxy S5.

Po, e lexuat mire. Terminali Samsung Galaxy S5 do te quhet keshtu si pjese e nje fushate marketingu te nisur nga Samsung. Ne fakt, eshte thene se te gjitha zonat e aferta te nderteses, ku perfshihen vendet e pushimit, portat e daljes do te mbajne simbolet e Samsung-ut dhe perafersisht 172 ekrane digjitale, te cilat do te shfaqin reklama per Samsung Galaxy S5 qe eshte rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Terminali do te mbaje emrin e Samsung Galaxy S5 per 2 jave, duke filluar nga data 19 maj. eshte hera e pare qe aeroporti Heathrow ka lejuar nje ndryshim kaq masiv te emrit ne historine e tij. Edhe faqja e terminalit do te quhet tashme Samsung Galaxy S5. Plus, shenjat drejtuese ne aeroport do te drejtojne pasagjeret ne dyqanet Dixons Travel, ku do te kene mundesi te provojne vete telefonat inteligjente te kompanise Samsung.

Samsung eshte kritikuar shume per fushatat e marketingut qe ka bere keto kohet e fundit. Per shembull, “selfie” e bere nga David Ortiz me presidentin Barack Obama shkaktoi shume polemika, madje Shtepia e Bardhe tha se do te merren masa ligjore kundrejt kompanise Samsung, duke pretenduar se kjo kompani ka perdorur presidentin per fushate marketing, citon krokodili.

Nga ana tjeter, ish-futbollisti i Anglise dhe i Manchester United, Rio Ferdinand, dhe Sergio Aguero i Manchester City jane pare gjithashtu duke bere “selfie” me telefonat e tyre Samsung, gjate nje udhetimi ne Singapor, te sponsorizuar nga Samsung Mobile. Kompania gjithashtu ka nenshkruar nje marreveshje me FA per te sponsorizuar ekipin e futbollit ne Angli, keshtu qe duhet te presim nje sere “selfie-sh” qe do te vijne gjate Kampionatit Boteror.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0