Aeroporti i Mynihut dhe Lufthansa fillojnë testimin e robotit humanoid "Josie Pepper"

Aeroporti i Mynihut dhe Lufthansa fillojnë testimin e robotit humanoid “Josie Pepper”


Ajo është 120 cm e gjatë, me sy të rrumbullakët që i shkëlqejnë dhe me një zë të këndshëm: Duke filluar që sot, roboti “Josie Pepper” do t’ju përgjigjet pyetjeve të pasagjerëve në Terminalin 2.

Nëse ata kanë nevojë për udhëzime në portën e tyre ose duan të ndalojnë në një restorant apo dyqan të caktuar – Josie Pepper do t’i shikojë në sy dhe do t’u japë atyre një përgjigje të shpejtë.

Lexoni: Lufthansa është e vetmja linjë ajrore me pesë yje në Europë

Me vendosjen e Josie Pepper, Aeroporti i Mynihut dhe Lufthansa po eksplorojnë terrene të reja: Është prova e parë e një roboti humanoid i pajisur me inteligjencë artificiale në një aeroport gjerman.

Në javët e ardhshëm, Josie Pepper do të mirëpresë udhëtarët në zonën jo-publike të Terminalit 2, i cili operohet bashkarisht nga Aeroporti i Mynihut dhe Lufthansa. Në vendosjen e saj fillestare, Josie Pepper, e cila flet anglisht, do të presë pasagjerët në majë të platformës që lidh terminalin kryesor me ndërtesën satelitore. Kjo fazë e testimit do të përdoret për të treguar nëse Josie Pepper do të pranohet nga pasagjerët.

“Truri” i Josie Pepper përmban një procesor me performancë të lartë me një qasje në internet në WLAN. Kjo krijon një lidhje me një shërbim cloud ku teksti përpunohet, interpretohet dhe lidhet me të dhënat e aeroportit.

Çfarë e veçon sistemin: Kur ky lloj roboti flet, nuk jep vetëm tekstet e paracaktuara. Me aftësinë e tij për të mësuar, ajo i përgjigjet çdo pyetje individualisht. Ashtu si truri i “vërtetë”, sistemi merr vazhdimisht më mirë kombinimin e pyetjeve me informacionin përkatës për të dhënë përgjigje më të sakta.

IBM Watson Internet of Things (IoT) i bazuar në cloud dhe inteligjenca artificiale gjenden prapa aftësive të Josie Pepper. Pepper u zhvillua nga kompania franceze SoftBank Robotics. Robotit femër iu dha emri “Josie” nga stafi i Aeroportit të Mynihut dhe Lufthansës kur mbërriti në aeroport.

Lexoni: Lufthansa mbështet risitë dhe lejon shitjen e biletave të avionit nëpërmjet kanaleve dixhitale të palëve të treta

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0