ABA online, platforma digjitale për zhvillimin e agro-biznesit të fermerëve të vegjël  - Business Magazine Albania

ABA online, platforma digjitale për zhvillimin e agro-biznesit të fermerëve të vegjël 

Një platformë interaktive digjitale është krijuar për të përmbushur nevojat e fermerëve të vegjël shqiptarë në hapat e rritjes së agro-biznesit të tyre. ABA online është iniciuar nga Projekti për Përfshirjen Financiare të Fermerëve të Vegjël Shqiptarë (FiAS), mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

ABA online publikon çmimet e tregut të produkteve bujqësore nga tregjet kryesore me shumicë të Shqipërisë (Lushnje, Divjakë dhe Tiranë) 3 herë në javë.

Në konferencën e organizuar në Tiranë, për të shpallur konkursin e promovimit të ABA online, merrnin pjesë Xhoana Hudhra, specialiste në Drejtorinë e Programeve të MFE-s, Jiro Takeichi, kryepërfaqësues i Zyrës së Ballkanit të JICA-s, si dhe aktorë të rëndësishëm që operojnë në këtë sektor.

Në janar 2021  ABA online u lançua dhe ka 8 000 përdorues të regjistruar që nga shtatori i po këtij viti. Me qëllim zgjerimin e komunitetit të përdoruesve, që nga Tetori 2021 deri në Janar 2022 do të organizohet një konkurs për promovimin e ABA online, në mënyrë që të rritet vlera e shërbimeve të ofruara.

“Projekti i Përfshirjes Financiare të Fermerëve të Vegjël Shqiptarë ka një rëndësi të madhe për qeverinë shqiptare dhe veҫanërisht për sektorin rural në vendin tonë,”, theksoi Hudhra.

Kryetarja e Këshillit Drejtues, të FED Invest Zana  Konini  shpreh se, “FED invest, që sot numëron rreth 79 748 anëtarë, është në vite partner i besuar dhe promotor i zhvillimit të sipërmarrjes, thuajse në mbarë territorin e vendit, duke i shërbyer një rrethi të gjerë klientele, nga segmentet më të përjashtuara nga aksesi në financë, deri te SME -të e realizuara”.

Lexo: Një shembull suksesi nga Libohova

“Projektit FiAS, në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe JICA është një nga projektet më të rëndësishëm e të suksesshëm të FED invest. Qëllimi i këtij projekti është të nxisë përfshirjen financiare të ekonomive të vogla rurale, duke zhvilluar e ofruar shërbime dhe produkte financiare e jo financiare fleksibël, që u përgjigjen nevojave të fermerëve, nëpërmjet teknollogjive të reja”, tha Konini.

Konini nënvizon punën intesive të stafit të FED invest, Qeverisë Shqiptare dhe konsulencës së JICA-s, në adoptimin e një qasjeje fleksibël drejt përmbushjes së aktiviteteve të projektit gjatë periudhes sfiduese të pandemisë dhe përshtatjen shumë shpejt me komunikimin dhe punën online.

“Në dritën e “Projektit të Përfshirjes Financiare të Familjeve të Vogla në Shqipëri”, do të fillojmë një promovim mbarëkombëtar të platformës digjitale ABA Online, si një instrument shumë i rëndësishëm  për fermerët dhe sipërmarrësit e vegjël”, cilëson   JiroTakeichi shef Jica për Ballkan .

Hiroko Tanaka, cilëson se “ABA Online ka lindur nga dëshirat dhe ambicia e Projektit për t’i shërbyer nevojave të pronarëve të vegjël në Shqipëri ”.

Ndërsa Behar Gjoni, Drejtori i Biznesit në FED Invest dhe Menaxheri i Qendres ABA, vendos në dukje se “ABA online është një tjetër investim i ri në shërbim dhe në mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët dhe zhvillimin rural në Shqipëri.

“Qëndra ABA është platform e informimit në çdo aspekt që ka nevojë bujqësia sot, mbi tregjet, çmimet, financimin dhe  shkëmbimin e  eksperiencës,dhe modeleve më të mira të zhvillimit bujqësor, duke u shndëruar në një platformë interaktive edhe rajonale në përgjigje të çdo nevoje që i paraqiten fermerëve  për zhvillimin e ekonomisë bujqësore, veҫon z.Gjoni”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0