A po përmirësohen gjërat për femrat në biznes? - Business Magazine Albania

A po përmirësohen gjërat për femrat në biznes?


Statistikat e femrave që krijojnë Startup-e po përmirësohen. Në vitin 2007, vetëm 7.2% e startup-eve të financuar kishin të paktën një themeluese femër. Ndërsa në vitin 2016, përqindja arriti në 16.8.

Në vijim, duke u bazuar në studimet e Techcrunch, 7% e partnerëve në 100 firmat e VC më të mira janë femra, deri para 20 vitesh. Kathryn Gould themeloi “Foundation Capital” para 22 vitesh dhe tha që mund t’i numëronte me gishtat e dorës partneret femra të firmës.

Lexoni: Ja cila është arsyeja pse femrat janë lidere më të mira se meshkujt

Në 3 vitet e fundit, bazuar në të thënat e CrunchBase, 16% e firmave të reja të VC (Venture Capitals), kanë të paktën një themeluese femër. Duke u fokusuar në 5 vitet e fundit, përqindja bie në 12%, që do të thotë që femrat duhet të vazhdojnë së krijuari kompani që ta mbajnë progresin. Tani për tani ka mjaft shenja të mira, por nuk janë të mjaftueshme.

Mendoj se mënyra më e mirë për t’i ndihmuar femrat, është duke investuar në mentorship-e. Gjatë jetës kam pasur shumë mentor, femra dhe meshkuj, të cilët më kanë ndihmuar shumë gjatë jetës dhe janë arsyeja se pse unë jam këtu sot. Në “Foundation Capital”, ne ofrojmë konferenca dhe trajnime për femrat që duan në merrem më investime.

Lexoni: Ja cilat janë profesionet ku femrat paguhen më shumë se meshkujt në Shqipëri

Përveç mentorship-eve, ka shumë vend për progres edhe në konceptimin e femrave në biznes, sepse ne jetojmë një botë të dominuar nga meshkujt në çdo fushë. Meshkujt simbolizojnë fuqinë, talentin dhe suksesin. Femrat gjithmonë vlerësohen si të pëlqyeshme, ndërsa meshkujt si të aftë. Edukimi është shumë i nevojshëm, përqindjet nuk mjaftojnë.

Burimi: Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0