A mund të bëj para nga rrjetet sociale?

A mund të bëj para nga rrjetet sociale?


Sot më shumë se kurrë bota është e lidhur me rrjetet sociale, si: Facebook, Instagram etj. Në Shqipëri ka aktualisht 1.4 milionë përdorues të Facebook (leader i rrjeteve sociale).

Si mund ta shfrytëzosh për të shitur praninë e madhe të kësaj bote online?

Së pari, duhet kesh të qartë që të shesësh duhet të komunikosh.

Asnjë individ ose kompani nuk mund të shesë pa pasur një komunikim paraprak me klientin. Në ditët tona kontakti i parë që ka klienti me biznesin tënd është faqja web ose faqja në rrjetet sociale. Në rast se faqja e biznesit është një katalog elektronik i produkteve që tregton është më mirë ta mbyllësh. Një katalog jep shumë informacione mbi secilin produkt, por nuk thotë asgjë si mund të zgjidhë problemin që ka klienti.

Sipas statistikave 68% e klientëve e merr vendimin për të blerë para se të takojë shitësin.

Ku e gjen individi informacionin për të marrë vendimin e blerjes? Sigurisht, në internet. Kjo e bën të domosdoshme praninë e biznesit tënd online nëse dëshiron të kesh një zë në këtë platformë gjigante.

Numëri 68% nuk është një shifër rastësore, por është nxjerrë nga një studim i Harvard Business Review.

Prandaj duhet që biznesi yt të komunikojë me klientin nëpërmjet rrjeteve sociale, për t’i dhënë zgjidhje problemit të tij.

Për të lidhur ura komunikimi me klientët, postimet duhet të ndjekin një strategji që klientët të shfaqin interes.

Për një komunikim efikas me klientët duhen pasur parasysh këto tre pika kryesore:

  1. T’i drejtohemi një publiku të caktuar.
  2. Të tregojmë qartë se biznesi ynë është i specializuar në atë fushë të caktuar.
  3. Produkti/shërbimi ynë nuk ofrohet nga konkurrenca.

Një komunikim që nuk i ka këta tri elemente, nuk arrin të ketë vëmendjen e klientëve potencial, sepse ata nuk ndjejnë që biznesi yt i kupton problemet e tyre.

Sot jetojmë në një botë ku informacioni që qarkullon është më i madh sesa ai që mund të konsumohet nga çdo individ. Kjo e bën të domosdoshme personalizimin e mesazhit për një grup specifik (targeting).

Sot shumica e postimeve të bizneseve në rrjetet sociale, nuk ka asnjë nga elementet e mësipërm. Shpesh postimet e bizneseve bëhen nga njerëz të ndryshëm dhe pa një linjë që i lidh ato me njëri-tjetrin.

Një pjesë e kompanive nuk janë online dhe nuk kanë ndërmend të lëvizin nga bota offline. Ata vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik metodave tradicionale të promovimit. Kjo i sjell përfitime konkurrencës e cila zë gjithë hapësirën online për atë sektor dhe ndihet shija e inovacionit.

Disa biznese hapin gabimisht profil individi në rrjetet sociale, në vend të faqes së biznesit. Ajo që e dëmton më shumë komunikim me klientët është kur në një faqe biznesi poston foto personale ose familjare që nuk kanë asnjë lidhje me qëllimin e kompanisë. Këto biznese nuk dinë të investojnë në teknologjinë e informacionit dhe ta përdorin këtë si një “armë” të fortë.

Për të mbajtur një komunikim aktiv me klientët, biznesit i duhen mesatarisht 2 deri në 4 postime në ditë. Një artikull në javë i shkruar me këshilla mbi produktin/shërbimin e ofruar, do të tërheqë vizitorë të interesuar. Këta vizitorë, me një komunikim efikas, mund të kthehen në klientë.

Pa komunikim nuk ka shitje dhe nuk ka vend më të mirë për të komunikuar me klientët sesa rrjetet sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0