A JENI GATI PËR TA MBAJTUR KONVENTËN NGA SHTËPIA - Business Magazine Albania

A JENI GATI PËR TA MBAJTUR KONVENTËN NGA SHTËPIA

Mundësia më e mirë tani gjendet në dorën tuaj! A do ta shfrytëzoni?!

Duke u bazuar në dy Konventat e kaluara për Menaxherë të Shitjes, me mijëra pjesëmarrës nga vende të ndryshme, u mblodhën në një vend, duke pasur një qëllim: SUKSESIN në punën që bëjnë. Kjo konventë nuk është vetëm një organizim i rëndomtë, por, një MEGA EVENT, një biletë për ata që duan të jenë SUPER TË SUKSESSHËM në jetën dhe në biznesin e tyre.

Një ENERGJI e paparë nga secili folës, e përcjellë deri tek secili pjesëmarrës – EMOCION I JASHTËZAKONSHËM!

Lexo: Si të bëni shitje nëse jeni person introvert?

Denis Gafuri është një ndërmarrës i suksesshëm, SUPER trajner për shitje, trajnimet e të cilit bëjnë diferencën. Autori i parë shqiptar që shkruan për shitjen dhe suksesin në shitje. Me një përvojë mbi 27 vjeçare, nga trajnimet e tij, u ofron gjithmonë pjesëmarrësve të trajnimit:

  • Komoditet;
  • Motivim;
  • Inspirim për të vazhduar tutje, humor. Ai transmeton fuqinë e transformimit të biznesit dhe zhvillimit personal e profesional të tyre.

TANI, JU e keni rradhën për të shfrytëzuar këtë mundësi. Të investoni në vetëpërmirësimin tuaj dhe të mësoni nga persona të jashtëzakonshëm.

Bëhuni pjesë e kësaj konvente, duke e sfiduar veten për të zbuluar aftësitë dhe potencialin e pazbuluar që ndodhet brenda jush.

Plotësoni pyetësorin: https://s.surveyplanet.com
Regjistrohuni: www.denisgafuri.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0