Në një vend pune, shumë gjëra varen nga lidershipi. Një shef i mirë frymëzon, ndërton një kulturë bashkëpunimi dhe ndihmon ekipin të rritet. Por një shef i keq? Ai mund të shkatërrojë moralin, produktivitetin dhe ndonjëherë edhe vetë ëndrrat e punonjësve.
Lexo gjithashtu: Mësimet që nuk i jep asnjë shkollë, 4 leksione nga sipërmarrëset që po ndryshojnë botën e biznesit
Ironikisht, shumë prej shefave të këqinj nuk e dinë fare që janë të tillë. Ata besojnë se janë të rreptë, të drejtë, efikasë, por në realitet, sjelljet e tyre shpesh lënë pas një zyrë të heshtur, tension të përhershëm dhe një derë që hapet më shpesh për largime sesa për mirëseardhje.
Më poshtë janë 10 shenjat më të zakonshme që tregojnë se dikush mund të jetë një shef i keq:
Je arbitrar
Shefat e mirë vendosin rregulla të qarta dhe i zbatojnë ato në mënyrë të drejtë. Shefat e këqinj ndryshojnë qëndrim sipas humorit, favorizojnë individë të caktuar dhe sillen në mënyrë të paparashikueshme.
Mikromenaxhon
Në vend që të krijojnë besim, ata ndërhyjnë në çdo detaj, nuk i lënë punonjësit të marrin vendime dhe kritikojnë çdo hap të tyre.
Pjesëmarrës në thashetheme
Një shef duhet të jetë shembull, jo të përfshihet në drama zyre apo në përhapjen e fjalëve që minojnë marrëdhëniet mes kolegëve.
Përdor intimidimin
Ulëritjet, kërcënimet dhe presioni i vazhdueshëm nuk janë shenja force, janë shenja dobësie dhe mungesë lidershipi.
Sillen në mënyrë të papërshtatshme
Komente të pahijshme, shaka të lëna jashtë kontrolli apo sjellje joetike, të gjitha këto janë sinjale alarmi.
Lexo gjithashtu: Rreziku më i zgjuar në botën e biznesit? Të ndjekësh të dhënat!
Mungesë mirësjelljeje
Fjalët “të lutem” dhe “faleminderit” nuk janë të tepërta në vendin e punës. Një shef që nuk njeh mirësjelljen, krijon një ambient të ftohtë dhe jo motivues.
Trajton të rriturit si fëmijë
Shefat e këqinj nuk besojnë tek përgjegjësia e punonjësve të tyre dhe i trajtojnë me dyshim, kontroll dhe mungesë respekti.
Nuk ndërton ekip
Bashkëpunimi është thelbësor. Një shef që izolon punonjësit, nxit konkurrencë të pashëndetshme apo nuk ndihmon në ndërtimin e frymës së skuadrës, dëmton rezultatin.
Lexo gjithashtu: Si të tërhiqni më shumë klientë, qiramarrës dhe investitorë në biznesin tuaj të pasurive të paluajtshme
Vjedh meritat
Në vend që të ndajë suksesin me të tjerët, merr gjithë lavdinë për vete, ose më keq akoma, i përvetëson idetë dhe punën e të tjerëve.
Shfrytëzon punonjësit
Orët shtesë pa pagesë, pritshmëri joreale dhe mungesë vlerësimi, një recetë për lodhje, demotivim dhe dorëheqje.
Mungesë udhëheqje
Shefi që nuk vendos kurrë objektiva të qarta. Shefi që s’bën përjashtime për asgjë. Apo ai që thjesht refuzon të udhëheqë.
Në fund të ditës, të qenit shef nuk do të thotë të kesh pushtet mbi të tjerët, por përgjegjësi për ta udhëhequr dhe zhvilluar një ekip. Nëse je në një rol drejtues, është mirë të ndalesh e të reflektosh, a po udhëheq, apo thjesht po sundoj?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.