A është e vërtetë që ... një gotë verë i bën mirë zemrës?! - Business Magazine Albania

A është e vërtetë që … një gotë verë i bën mirë zemrës?!

A është e vërtetë që ... një gotë verë i bën mirë zemrës?!

Prej kohësh kemi lexuar vërdallë se konsumimi i një gotë vere me një vakt të bën mirë për shëndetin e zemrës, por duke qenë se kudo kemi mijëra mite të ndryshme për gjithçka, është momenti të marrim vesh të vërtetën, nga ekspertët!

“Njerëzit s’duhet të mendojnë se pirja e verës është e mirë për shëndetin”, thotë Dr. Oliver Guttmann, kardiolog konsulent në spitalin Wellington në Londër. Ai shton: “Konsumi i alkoolit lidhet me presion të lartë të gjakut, sëmundje të mëlçisë, probleme të tretjes, shëndetit mendor dhe sistemit imunitar, si edhe me kancerin. Megjithatë, studimet kanë treguar se konsumimi i moderuar i verës mund të ketë disa përfitime të vogla për zemrën. Vera nuk është ilaç. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se mund të ushqehen keq çdo ditë dhe ta balancojnë me një gotë verë”.

Studimet tregojnë se vera mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit “të keq”, gjë që mund të tkurrë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, problemeve të veshkave dhe goditjes në tru. Kjo, falë komponimeve me efekt qetësues dhe anti-inflamator në enët e gjakut, të cilat i ndihmojnë ato të qëndrojnë të hapura. Vera e kuqe gjithashtu përmban anti-oksidantë si resveratroli, i gjetur në lëkurën e rrushit, që mund të mbështesë më tej shëndetin e zemrës.

Lexo edhe: Kripto-asetet/ Shqipëria përgatit kuadrin ligjor për BE-në, ja si do funksionojë

Sidoqoftë, ka paralajmërime të rëndësishme. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një deklaratë në vitin 2023 ku raportohej se “asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është i sigurt”; përfitimet e verës për zemrën mbivendosen nga fakti që ajo është një kancerogjen i grupit 1, së bashku me duhanin. Ushqime të tjera, si manaferrat dhe rrushi, ofrojnë përfitime të ngjashme, pa efektet negative.

“Nuk do të inkurajoja kurrë një person që s’pi alkool, të fillojë konsumin e verës,”thotë Guttmann. Por ai shton se nuk është realiste që të presësh që të gjithë ata që pijnë të heqin dorë krejtësisht: “Moderimi është çelësi. Mbajeni me mend! Alkooli, veçanërisht birra ose pijet e forta, ka shumë sheqer e kalori dhe mund të dëmtojë mëlçinë”. Ai rekomandon të mos konsumohen më shumë se 20 gota të vogla verë në muaj. Fondacioni Britanik i Zemrës këshillon të mos konsumohen më shumë se 14 njësi alkooli në javë (rreth 6 gota mesatare verë).

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0