A e ka zbuluar Belgjika formulën magjike për të frenuar koronavirusin? - Business Magazine Albania

A e ka zbuluar Belgjika formulën magjike për të frenuar koronavirusin?

Pas dy valëve shkatërruese vitin e kaluar, Belgjika mund të ketë gjetur formulën magjike për kombinimin e masave kufizuese që mund të gjunjëzojnë koronavirusin. Vendi i Europës Perëndimore, i cili dikur renditej si një nga shtetet më të prekura në kontinentin e vjetër, ka ulur nivelet e infeksionit dhe vdekjeve që nga dhjetori. Në kulmin e valës së dytë në fund të tetorit, shkalla e infektimit në Belgjikë në 1.000 për 100,000 në shumë pjesë të vendit, por tani është rreth një e dhjeta. Shumë vende të tjera në Europë që ende po përballen me numra të të lartë të të infektuarve dhe spitale të mbingarkuara po pyesin veten sesi ia doli Belgjika.

Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se Qeveria belge ndoqi një straegji të thjeshtë, duke shmangur çdo ndryshim drastik të politikës. Në mënyrë që të hynte në izolim gjatë sezonit të festave, kur qytetarët mblidhen me familjarë dhe miq, Belgjika nisi të shtrëngonte masat që në tetor. Kur vendosi për masat lehtësuese, Belgjika doli nga izolimi me hapa gradualë dhe të kujdesshëm. Kjo arritje, thonë disa ekspertë, e lejuan Belgjikën të përqendrohet në vaksinimin e popullsisë së saj dhe daljen nga bllokimi.

“Belgjika ndodhet ende nën kufizime të rrepta,” tha Yves Van Laethem, një specialist i sëmundjeve infektive dhe zëdhënës i qendrës së krizave shëndetësore në Belgjikë. “Kanë kaluar gati katër muaj. Dhe përveç dyqaneve jo-thelbësore që u hapen në dhjetor, asnjë element tjetër i rëndësishëm nuk ka ndryshuar.

“Kemi disa muaj para nesh që do të jenë vendimtar,” shtoi ai. “Në qoftë se nuk ka një surprizë, ne nuk do të kemi një valë të tretë.”

Formulë e suksesshme?

Marsin e kaluar, koronavirusi shkaktoi dëme shkatërrues në Belgjikë. Shkalla e vdekjeve dhe infeksioneve u rrit me rekorde tragjike, veçanërisht në shtëpitë e kujdesit të të moshuarve. Masat u relaksuan gjatë verës, por nga fundi i shtatorit, vendi po përpëlitej për t’u përshtatur me rrezikun e një vale të dytë katastrofike.

Qeveria e Kryeministrit Alexander De Croo, e cila mori detyrën në 1 tetor për të pasuar koalicionin e mëparshëm të përkohshëm, nuk donte të përsëriste të njëjtin gabim. Me Ministrin e Shëndetësisë Frank Vandenbroucke që paralajmëroi një virus “tsunami”, Belgjika vendosi një nga bllokimet më të ashpra në Europë. Ajo mbylli shumicën e dyqaneve jo-thelbësore, si dhe restorante, bare dhe parukeri; vendosi një shtetrrethim natën; dhe lejoi vetëm kontaktet e ngushta jashtë shtëpisë, madje edhe gjatë Krishtlindjeve.

Kohët e fundit, ajo ndaloi udhëtimet jo-thelbësore nga 27 janari deri më 1 mars, duke i detyruar belgët të kalonin pushimin e tyre tradicional të javës së shkurtit në shtëpi. Kjo lëvizje gjithashtu bie në kontrast me shumicën e vendeve të tjera të BE-së.

Sidoqoftë, në biseda private, belgët shpesh ankohen për atë që e shohin si një paradoks të ngatërruar. Ndërsa shkollat, dyqanet, muzetë dhe parukierët tani janë të hapura dhe ka shumë më shumë jetë publike sesa në mbylljen e parë të vendit, restorantet, baret dhe kinematë janë të mbyllura.

LEXO: Zbulohet se çfarë e shkatërron koronavirusin për vetëm 30 sekonda

Virologu Steven Van Gucht, një këshilltar dhe zëdhënës i qeverisë beson se politikanët belg kanë mësuar nga gabimet e gushtit dhe shtatorit, kur shumë ekspertë ende nënvlerësonin forcën shkatërruese të virusit. Qeveria mori vendimin për të mos lehtësuar bllokimin gjatë Krishtlindjeve.

“Ishte një vendim shumë i vështirë,” tha Van Gucht. “Por dha rezultat. Belgjika është një nga vendet e pakta që nuk përjetoi rritje të re në raste në javët pas Krishtlindjeve.”

“Që nga vala e dytë, ne jemi përpjekur të jemi shumë të qëndrueshëm në mesazhet tona në lidhje me kufizimin e kontakteve shoqërore, udhëtimet dhe respektimin e masave,” shtoi Van Gucht. “Sepse qëndrueshmëria është thelbësore.”

Belgjika, si çdo vend tjetër i BE-së, tani po lufton me një shpërndarje të ngadaltë të vaksinave. Niveli i tij i dozave të shpërndara në Belgjikë është pak më shumë se 5 përqind, ashtu si shumica e vendeve në bllok, ndërsa Britania e Madhe ka një normë mbi 24 përqind.

Por në ndryshim nga disa vende të tjera si Gjermania, ku problemet me furnizimin e vaksinave janë bërë një temë e nxehtë politike, pakënaqësia e hapur me përhapjen e vaksinave është më pak e theksuar në Belgjikë.

Tani për tani, belgët, ashtu si të gjithë europianët, janë të lodhur nga bllokimi dhe sondazhet e fundit tregojnë se durimit po i vjen fundi. Të gjithë i kanë sytë nga 26 shkurti, kur komiteti konsultativ i qeverisë për pandeminë do të takohet tjetër për të diskutuar fatin e restoranteve dhe udhëtimeve jo-thelbësore.

“Javët e ardhshme do të mbeten sfiduese,” pranoi Van Gucht. “Njerëzit janë duke u lodhur. Ekziston ende mbështetje për masat, por të gjithë duan të marrin fund.”

POLITICO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0