A e dëmton empatia biznesin tuaj të konsulencës?

A e dëmton empatia biznesin tuaj të konsulencës?

empatia

Nga Jessica Fearnley, konsulente e The Seven Figure

Si gra, ne shpesh jemi të prirura të ndiejmë dhe ofrojmë empati.

Nëse shohim dikë që po përjeton diçka, ne dëshirojmë që ata ta ndajnë përvojën e tyre me ne.

Shpesh kjo është mënyra sesi ne tregojmë se kujdesemi për të tjerët.

Nëse jeni një person empatik dhe prekeni shumë nga emocionet dhe përvojat e njerëzve të tjerë, kjo mund të jetë një përfitim i madh – për biznesin tuaj, për ju personalisht dhe për ata që ju rrethojnë.

Por në këtë periudhë, empatia mund të jetë duke ju shkaktuar një problem të madh.

Gjatë gjithë ditës, çdo ditë, për javë të tëra, ne jemi rrethuar nga histori të njerëzve, që janë duke luftuar financiarisht, kanë pësuar humbje në biznes, kontratat e tyre janë zhdukur. Ndoshta ata janë të punësuar dhe kompania për të cilën punojnë, po kalon një situatë kritike.

Por për disa (ose ndoshta shumë) prej nesh ka shumë gjëra për të vlerësuar, në lidhje me situatën aktuale.

Njerëzit introvertë mes nesh, po shijojnë një mënyrë jetese më të qetë, që edhe neve na përshtatet më shumë sesa ngutja dhe nxitimi, ne po gjejmë më shumë kohë për veten.

Ndoshta me më pak gjëra për të bërë gjatë ditës tuaj, ju keni qenë në gjendje të përqëndroheni më shumë në biznesin tuaj dhe të bëni përparim më të shpejtë.

Po shoh shumë gra, që ndjehen fajtore sepse nuk ndikohen negativisht nga kriza e koronavirusit. Bizneset e tyre po vazhdojnë aktivitetin dhe në disa raste në të vërtetë po performojnë shumë më mirë, që nga fillimi i krizës.

Lexoni: Si shkojmë pas kostos së fundosur?!

Disa gra kanë parë se shërbimet e tyre që konsideroheshin si “të këndshmë për t’u pasur” tani janë “thelbësore”. P.sh: ato që ofrojnë shërbime të mirëqenies së korporatave, ose të cilat mund t’i ndihmojnë kompanitë të mbështesin punonjësit e tyre, që punojnë në distancë.

 Konsulenca e burimeve njerëzore ka kërkesë të madhe për momentin, kështu që është konsultim legal pasi kompanitë kanë nevojë për ndihmë, për të kuptuar kornizën në ndryshim të udhëzimeve qeveritare.

Por kur përvoja jonë personale nuk përputhet me përvojën kolektive, kjo shkakton fërkime emocionale. Dëshira jonë për empati bie në kundërshtim me realitetin tonë, kështu që ne fillojmë të minimizojmë suksesin tonë. Ne mund të mos i shfrytëzojmë mundësitë, që na ofrohen.

Kur e marrim atë shkëndijë frymëzimi, ne e shuajmë sepse na duket e papërshtatshme në një kohë të tillë.

Ose kur ndalojmë ndarjen e arritjeve tona me të tjerët, duke u shqetësuar – “kush jam unë që do të kem sukses në një kohë kur të gjithë të tjerët po luftojnë”. Kjo mund të na çojë shpejt në vetë-sabotim.

Ju nuk keni arsye pse të ndiheni keq apo të kërkoni falje vetëm sepse nuk po përballeni me vështirësi në këtë periudhë, por po lulëzoni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0