A duhet t’ja thoni kolegëve pagën tuaj? - Business Magazine Albania

A duhet t’ja thoni kolegëve pagën tuaj?


Të diskutuarit e pagës tuaj me kolegët e punës mund të çojë në probleme serioze në punë. Në fakt nuk është teknikisht e paligjshme për t’u diskutuar por mund të sjellë dëme në mjedisin tuaj të punës duke ju sjellë telashe me punëdhënësin tuaj. Ka disa situata ku ju mund të flisni për pagën tuaj, por duhet të jeni të kujdesshëm që kjo situatë të mos kthehet kundër jush.

  • Çfarë thotë ligji?

Në SHBA, e drejta për të diskutuar për pagën me kolegët tuaj është e mbrojtur nga qeveria federale. “Akti Nacional për Marrëdhëniet e Punës” thotë se punëdhënësit nuk mund të ndalojnë diskutimin e pagave dhe kushteve të punës në mesin e punonjësve. Por ky ligj nuk garanton qasje në informata për pagat e punonjësve. Vetëm kolegët tuaj mund t’ju tregojnë pagat e tyre. Ju nuk mund të detyroni departamentin e burimeve njerëzore t’ju japë këtë informacion.

  • Arsyet për të mos diskutuar mbi pagën tuaj

Diskutimi i pagës me kolegët tuaj mund të krijojë probleme nëse ju zbuloni se ata marrin më shumë se ju dhe mund të filloni të ndiheni xheloz dhe të prekur. Gjithashtu, ky diskutim mund të dëmtojë moralin dhe punën në grup në vendin tuaj të punës. Ju gjithashtu mund të futeni në telashe me punëdhënësin tuaj, sidomos nëse ai ju ka paralajmëruar që të mos e tregoni atë. Punëdhënësi nuk mund t’ju pushojë nga puna sepse keni diskutuar mbi pagën tuaj, por ai mund ta bëjë punën tuaj të pakëndshme ose mund të kërkojë arsye të tjera që ju të largoheni.

  • Arsyet për të diskutuar mbi pagën tuaj

Pavarësisht rreziqeve, ka disa situata kur është i vlefshëm diskutimi i pagës me kolegët tuaj. Nëse ka shans që ju jeni në mënyrë të konsiderueshme të paguar keq në krahasim me kolegët tuaj, kjo bën që kjo bisedë të ketë kuptim. Në këtë mënyrë, ju do të keni në mendje një pagë kur të negocioni një pagë më të mirë me punëdhënësin tuaj.

Gjithashtu ka kuptim të diskutoni për pagën tuaj me kolegët nëse ju mendoni se të gjithë nuk janë të paguar mirë. Nëse të gjithë nuk jeni të paguar, mund të punoni së bashku për të dalë me një plan bindës për punëdhënësin tuaj për të rritur pagat.

  • Si duhet të flisni me kolegët?

Nëse ju do t’i tregoni kolegëve tuaj pagën, ju duhet të bëni kujdes. Sigurohuni që të flisni vetëm me kolegë që keni besim. Gjithkush i përfshirë në diskutim duhet të premtojë që do t’a mbajë informacionin për vete, pa marrë parasysh se çfarë ata mësojnë në këtë mbledhje. Një mënyrë edhe më e sigurtë për të mësuar për pagat e kolegëve është duke biseduar me ata të cilët janë larguar nga kompania – ose të paktën me ata të cilët janë zhvendosur në një departament tjetër.

Së fundmi, kurrë mos flisni me kolegët për pagën tuaj gjatë orarit të punës. Ju duhet ta bëni këtë diskutim në pushim apo pas punës. Përndryshe, ju do të jeni duke humbur kohën e kompanisë, përveç se do të përfshiheni në një diskutim të rrezikshëm.

Burimi: work.chron.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0