A duhet të përdorni paratë cash, kartat e kreditit apo debitit? - Business Magazine Albania

A duhet të përdorni paratë cash, kartat e kreditit apo debitit?


Shumica prej nesh kanë opsione të shumta pagese në portofolët e tyre.

Karta e kreditit na lejon të marrim hua me premtimin se do ta paguajmë atë në fund të muajit ose do të paguajmë një tarifë në formën e interesit.

Karta e debitit tërheq paratë elektronike direkt nga llogaria jonë e kontrolluar.

Paraja cash fillon dhe përfundon transaksionin në një regjistër kur dorëzojmë monedhat dhe kartmonedhat për qëllimet tona, nuk po flasim për transfertat bankare. Ne gjithashtu po lëmë mënjanë edhe bitcoin.

Lexoni: Përse janë krijuar kartat bankare? Çfarë luksi na ofrojnë ato?

Cilën duhet të përdorni? Epo kjo varet.

Metoda më e mençur e pagesës për t’u përdorur në çdo kohë varet nga dy gjëra: situata në të cilën ndodheni dhe gjendja juaj psikologjike.

Për shembull, ju mund të përdorni kartën e kreditit për të paguar një darkë prej 150 dollarësh, sepse kartat e kreditit kanë siguri më të lartë ndaj mashtrimeve. Shoqja juaj, megjithatë, mund të preferojë të përdorë paratë cash, sepse po paguan kredinë studentore dhe ka ndarë një buxhet mujor.

Pra, siç e shihni edhe vetë, kjo varet nga ju.

Më poshtë është një tabelë që sugjeron opsionet më “të zgjuara” të pagesës për t’u përdorur në situata të zakonshme. Këto nuk janë rregulla të vendosura me thikë dhe ajo që funksionon për ju mund të mos funksionojë për dikë tjetër. Ajo që funksionon për ju sot, mund të mos funksionojë nesër.

Disa njerëz paguajnë me para cash për shkak se është emocionalisht më e thjeshtë se sa të paguajë me një kartë krediti apo debiti.

Blerjet e vogla nga shitësit e pavarur me karta krediti përbëjnë përjashtimin, sepse u kushton pronarëve të bizneseve të vogla më shumë për të procesuar një transaksion sesa duke përdorur një kartë debiti apo të holla. Duhet të jeni të vetëdijshëm se nëse blerësit vazhdojnë të përdorin karta krediti, atëherë biznesi i vogël mund të rrisë çmimet për ta kompensuar këtë gjë.

Lexoni: Kartat e debitit dhe kreditit i marrin vendin parave në dorë

Kur përdorni karta debiti ose krediti, mund të mbani një regjistër elektronik të blerjeve tuaja, duke ju mundësuar më lehtë të kontrolloni shpenzimet tuaja, të shihni se ku shkojnë paratë tuaja dhe madje të përcaktoni një buxhet.

Sigurisht, mund të mbani një listë me shkrim dhe të hyni manualisht në secilën prej blerjeve tuaja me para në dorë, por eliminimi i këtij hapi e bën më të lehtë të kuptoni se sa po shpenzoni, e cila është një nga zakonet më të mira të parave që mund të adaptoni.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0