A duhet të investojmë në kriptomonedha dhe çfarë është blockchain? - Business Magazine Albania

A duhet të investojmë në kriptomonedha dhe çfarë është blockchain?

~4 minuta lexim

Live Me Show and Podcast mblodhi sëbashku këtë javë tri të ftuar, ekspertë të fushës së kriptomonedhave dhe teknologjisë blockchain. Henri Ndrecka, Eni Shtini dhe Dorian Kane diskutuan dhe debatuan mbi monedhat të cilat kanë ndikuar në gjithë ecurinë e ekonomisë botërore dhe tregun e investimeve, ngjarjet e fundit që kanë bërë bujë në lidhje me këtë temë dhe pritshmëritë për të ardhmen. 

Lexo: A po hyn Apple në kriptomonedha? Një pozicion i ri pune e nënkupton këtë

Tregu i kriptomonedhave është tepër i luhatshëm dhe uljet dhe rritjet e tij janë tepër të shpeshta për shkak të ndikimit të veprimeve të investitorëve të thjeshtë dhe ngjarjeve nëpër botë, gjë që u shpjegua detajisht nga të ftuarit. Doriani gjithashtu u thellua në ngjarjet e ndodhura me bitcoin dhe faktin se ai mund dhe është manipuluar nga investitorë të ndryshëm për të minimizuar humbjet e tyre. Megjithatë si gjithçka tjetër edhe bitcoin ka disavantazhet e veta të cilat janë të konsiderueshme dhe pikërisht për to foli Henri në këtë episod.

”Arsyeja kryesore që bitcoin përdoret është sepse ai është një aset i mirë për të ruajtur vlerën e parasë. Konkurrenti i bitcoin në këtë fushë është ari. Gjatë gjithë historisë, bizneset ose investitorët në raste kur kanë patur frikë nga kriza apo luhatjet e mëdha në ekonomi, aseti që ata kanë zgjedhur për ta mbrojtur vlerën e tyre ka qenë ari. Në këtë mënyrë kompanitë sot nuk e përdorin bitcoin për të bërë pagesa por për të ruajtur vlerën e parave në afatgjatë.”,- shpjegoi Henri. 

Në një përmbledhje të zinxhirit të ngjarjeve të ndodhura në bitcoin, Eni bëri edhe disa parashikime të rëndësishme, në bazë të analizave të tij, mbi ecurinë e bitcoin dhe tregut të kriptomonedhave. 

Në pjesën e dytë të episodit, me panelin e të ftuarëve u bashkua edhe Adhurim Doçi, sipërmarrës dhe ekonomist i cili foli eksluzivisht për LiveMe nga Londra. Adhurimi tregoi për një teori tepër interesantë për të cilin kishte studiuar në lidhje me luhatshmërinë e kriptomonedhave, e cila mund të ndikojë opinonin publik dhe investitorët fillestar të heqin dorë nga investimi në kriptomonedha. Kompleksiteti i këtij tregu e bën të vështirë për dikë pa dije të thelluara ekonomike të investojë dhe përdorë kriptomonedhat siç duhet, në favor të vetes. 

Lexo: Amazon blen MGM, studion prapa James Bond dhe Rocky, për $8.45 miliardë

-“Nëse doni të investoni, mos investoni në gjëra që nuk i kuptoni. Ndoshta mund të blini një biznes, një biznes që e kuptoni si funksionon. Edhe investitorët më të mëdhenj, si Warren Buffett, Benjamin Graham, Bill Ackman, kanë qenë dyshues dhe nuk u pëlqen të përfshihen në të, sepse nuk u pëlqen të bëhen pjesë e diçkaje të cilën nuk e kuptojnë.”,- këshilloi Adhurim Doçi. 

Në pjesën e fundit të episodit të ftuarit diskutuan mbi teknologjinë blockchain dhe perspektivën që ofron për botën. Por, për të mësuar më shumë, ndiqni episodin në Youtube dhe të gjitha rrjetet tona sociale për të marrë njoftimin të parët për çdo episod të ri. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0