A do të shkrihet Chrysler në takimin e radhës të bordit të FCA?

A do të shkrihet Chrysler në takimin e radhës të bordit të FCA?


Chrysler, është një nga kompanitë më të vjetra amerikane të prodhimit të makinave. Por fati i saj, duket se nuk do të jetë edhe aq i mirë.

Sergio Marchionne, do të mbajë një takim me investitorët në Itali në datë 1 Qershor 2018. Në takimin që pritet të mbahet në Balocco, thuhet se  Marchionne me shumë mundësi do të “vrasë” një nga kompanitë me më shumë histori të grupit FCA. Larry P. Vellequette, specialist i grupit FCA raportoi për “Automotive News” se “një burim i tha një kolegu Europian se Marchionne do të deklarojë fundin e Chrysler në fjalimin e tij për investitorët”.

Ai gjithashtu mund të përmendi detaje për nxjerrjen e Fiat nga SHBA dhe Kina dhe të fokusohet tek Europa, Brazili dhe tregjet në zhvillim.

Këto lëvizje mund të krijojnë më shumë të ardhura për të investuar tek Jeep. Deri më tani, Jeep është brandi më fitimprurës i kompanisë.

Gjithashtu pritet që të prezantohen edhe produkte të reja. I tillë është një SUV më i vogël se Jeep Renegade. Gjithashtu edhe një SUV tjetër luksoz si Jeep Grand Wagoneer i cili pritet të konkurojë në “pjesën e sipërme” të segmentit.

Por lajme të mira (mund) të vinë nga ana tjetër për adhuruesit e makinave sportive të FCA. Maserati dhe Alfa Romeo, pritet të shkrihen në një divizion i cili do të prodhojë vetëm makina sportive. Një lëvizje e tillë duket goxha e mirë kur sheh se shijet e konsumatorëve sa vijnë e kompikohen më shumë.

Këto lëvizje pritet të jenë të fundit për Marchionne. CEO i FCA, pritet të japë dorëheqjen vitin që vjen. Kjo, pas 14 vitesh në kompani, ku përfshihet edhe shkrirja e Fiat me Chrysler.

Nuk dihet nëse të ndodhë me të vërtetë apo jo. Nëse, ndodh, do të jetë fundi i më shumë se 90 viteve histori të Chrysler në SHBA, por edhe në botë.

Burimi: MSN Auto

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0