A do të financojë Nokia në sektorin 5G

A do të financojë Nokia në sektorin 5G



Kompania finlandeze e telekomunikacionit Nokia, ka punësuar këshilltarë për ta ndihmuar në sektorin e investimeve. Gjithashtu Nokia kërkon zgjidhje nga këshilltarët edhe në rregullimin e bilancit. Por, një zëdhënës i Nokia-s nuk pranoi të japë asnjë koment në lidhje me çështjet e mësipërme.

Lexo: SHBA i bën thirrje Evropës: Përdorni teknologjinë 5G të Ericsson dhe Nokia

Nokia është një nga tre ndërmarrjet dhe lojtarët kryesorë për investime në rrjetet e gjeneratës së ardhshme në telekomunikacion, së bashku me Ericsson dhe Huawei. Por, Huawei mesa duket ka disa problem serioze me qeverinë amerikane, për shkak të akuzave për spiunazh. Por, kjo nuk do ta pengojë atë, të bëjë biznes në rajonet e tjera.

Në fillim të këtij muaji, Prokurori i Përgjithshëm William Barr, tha që SH.B.A. dhe aleatët e saj duhet ta marrin në konsideratë investimin në Nokia dhe Ericsson, për të kundërshtuar mbizotërimin e Kinës në sektorin 5G.

“Nëse fokusi ynë dhe financat tona përqëndrohen në dy kompanitë në fjalë, atëherë ato do të ndiheshin më konkuruese në treg dhe nuk do të shqetësoheshin për vendin e tyre në treg”, tha Barr gjatë një konference.

Lexo: Nokia nuk heq dorë nga telefonat e pashkatërrueshëm

Analistët e telekomit të Bloomberg, John Butler dhe Boyoung Kim besojnë se Nokia ka “luftuar” për të qenë konkurues në dizajnin e tij me kosto 5G. Kjo e ka penguar Nokia të jetë konkurruese në treg. “Cikli i shpenzimeve në 5G po përshpejtohet ndërsa sektori i reklamave po ecën me hapa gjigantë, kjo po i kushton shumë shtrenjtë Nokia-s”, u shprehën ata.

Burimi: TECHSPOT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0