Shitjet me pakicë në Britani u rritën për të pestin muaj radhazi, më shumë se 5.5% në krahasim me periudhën para pandemisë, raporton Reuters.
Vëllimet e shitjeve me pakicë u rritën me 1.5% vetëm në shtator dhe janë 4.7% më të larta se një vit më parë, sipas të dhënave të një sondazhi të Reuters.
Lexoni: Gerti Boshnjaku në Startup Grind: Mundësitë janë këtu!
Ekonomia e Britanisë ra me 20% gjatë pandemisë, por kërkesa e lartë e familjeve arriti të rimëkëmbte ekonominë. Të dhënat e shitjeve, të publikuara të premten treguan një shifër rekord rritjeje prej 17.4% për muajt e fundit.
Sidoqoftë, kufizimet në rritje të koronavirusit po e dëmtojnë konsumatorin dhe po rëndojnë mbi ekonominë.
“Shpenzimet totale të konsumatorëve ndoshta do të fillojnë të ulen gjatë muajve të ardhshëm, me përfundimin e skemës së mbështetjes së qeverisë”, parashikuan ekonomistët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto