Virusi COVID-19 qëndron për 28 ditë në sipërfaqe të tilla si kartëmonedhat, tek telefonat në pjesën e xhamit dhe në sipërfaqe çeliku, apo inoksi. Gjetjet e agjencisë kombëtare të shkencës australiane bëjnë me dije se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë më gjatë sesa mendohej. Eksperimenti në lidhje me këtë zbulim u krye në errësirë dhe rrezet ultraviolet është e faktuar se e shkatërrojnë virusin. Disa ekspertë kanë hedhur dyshime edhe mbi kërcënimin aktual që paraqet transmetimi nga sipërfaqet, ndonëse më shumë transmetohet kur njerëzit kolliten, teshtijnë ose flasin.
Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë për dy deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq dhe deri në gjashtë ditë në plastikë dhe çelik, inox, megjithëse rezultatet ndryshojnë. “Përcaktimi për sa kohë virusi mbetet në sipërfaqe bën që të jemi më të kujdesshëm dhe të bëjmë një punë më të mirë për të mbrojtur njerëzit tanë”, tha shefi ekzekutiv i CSIRO, Dr Larry Marshall.
Prof. Ron Eccles, ish-drejtori Qendra e Ftohtë e Përbashkët në Universitetin e Cardiff, kritikoi studimin që thoshte se virusi mund të mbijetojë për 28 ditë, me argumentin se po shkaktonte “frikë të panevojshme në publik”. “Viruset përhapen në sipërfaqe nga mukusi i kollës, teshtitjet, gishtat e papastër dhe ky studim nuk përdori mukusin e freskët të njeriut si mjet studimi për të parë përhapjen e virusit”, tha Prof. Eccles.
Autorët e studimit thanë se aftësia e SARS-Cov-2 për të qëndruar në çelik, inox në temperatura më të ftohta mund të shpjegojë shpërthimet e Covid-19 në fabrikat e përpunimit të mishit dhe depozitat e ftohta. Mijëra punëtorë kanë rezultuar pozitivë në fabrikat e përpunimit të mishit dhe në thertoret në të gjithë botën. Studiuesit gjithashtu deklarojnë se gjetjet e tyre mbështesin hulumtimet e mëparshme që sugjerojnë se virusi mund të mbijetojë në ushqime të freskëta dhe të ngrira. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar: “Aktualisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar të Covid-19 të transmetuar përmes ushqimit ose paketimit të ushqimit.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.