Sindroma e emigrantit

Sindroma e emigrantit

orët e punës

Nuk ka dëm më të madh për një fëmijë se ta rrisësh si të zgjuar. Nuk ka të zgjuar. Ka njerëz që punojnë, guxojnë, fitojnë. Nuk ka njerëz që humbasin. Jo, nuk ka njerëz që humbasin. Ka njerëz që mësojnë prej dështimeve. Duket klishe por është filozofia më e avancuar, dhe nëse ju ndihmon bazohet edhe në shkencë.

Historia është e thjeshtë: kur je fëmijë, prindërit mburren se sa të zgjuar janë fëmijët e tyre. Fëmijët kuptojnë se të jesh inteligjent është karakteristika që i bënë prindërit krenarë dhe nëse punon shumë për diçka, do të thotë që nuk je inteligjent, pra nuk vlen.

E kështu ndër vite, kjo sjellje zhvillohet dhe fëmijët që rriten me idenë e të qenit të zgjedhurit, fillojnë të mos angazhohen në gjëra të reja, që kërkojnë orë pune për t’u përmirësuar, sepse si në fëmijëri ashtu dhe i rritur, mbizotëron ideja se orët e punës janë për njerëz më pak inteligjentë.

Lexoni: E vërteta lëndon, por të rrit

I rritur si nxënës i mirë në fillore, shokun e parë e kam pasur 14 vjeç, në vitin e parë të gjimnazit, ku në provimin e parë të fizikës në Harry Fultz, edhe pse kisha mësuar mora notën 5. Kështu ndodhi për 23 nxënës dhe vetëm dy nota ishin 9 edhe 10. Këta studentë sot janë të suksesshëm në jetët e tyre, në Amerikë e Angli. Kuptova që isha “emigrant” në atë shkollë. Çdo gjë që mendoja rreth vetes, u rrëzua ne një fraksion sekonde. I miri i zyshës, i miri i mamit, i miri i lagjes u shkërmoq. E më vonë në jetë kjo situatë u përsërit disa herë, ato që në zhargon i quajnë “shuplaka”, që t’i jep jeta, “reality check”.

Në librin Mindset, të Caroline Dweck, i cili bënë një thjeshtëzim të realitetit duke grupuar njerëzit në dy kategori, ata me “mendësi” rritëse dhe fikse, ishte si lidhje pikash e shumë situatave që isha munduar t’i jepja kuptim se përse disa njerëz ngecin, e disa ecin.

Ka shumë shembuj që talente në fëmijëri në përgjithësi dështojnë në jetë pikërisht prej idesë se orët e punës nuk janë për ta, e të tjerë që nuk kanë problem t’ia nisin nga e para duke ditur që orët e punës janë përcaktuese në suksesin apo dështimin e një pune.

Outliers, me rregullin e 10 mijë orëve të punës, Black Swan e Antifragile me këshillën për të rritur probabilitetin për sukses dhe minimizuar atë për dështim duke luajtur për një maratonë me sprinte të vogla, Good To Great e shumë libra që në bazën e tyre kanë histori suksesi, të gjithë lidhen me orët e punës.

Benjamin Franklin, u bë gazetari më në zë në Amerikë në moshë fare të re dhe sot cilësohet si babai i kombit. Edhe pse ndërpreu shkollën, dëshira për të shkruar bëri që ende adoleshent, stërvitej për të shkruar duke marrë artikuj gazetash dhe i kthente në poezi. Një mënyrë që e detyronte të shpenzonte orë të tëra për të gjetur fjalët që rimonin me vargun e radhës pa i humbur përmbajtjen artikullit.

Lexoni: Genti Zotaj: Implementimi ka më shumë vlerë së idetë

Kjo aftësi e kombinuar me dëshirën për gazetari bëri që në të njëzetat të bëhej gazetari me më influencë në Amerikë dhe pronar i një medie. Pjesa tjetër është histori.

Një ndër arsyet që shqiptarët ose popujt e emigrantëve ia dalin jashtë vendit është sepse dëmi që na bëhet në fëmijëri duke u fokusuar tek inteligjenca dhe jo puna që duhet për të arritur diçka, zhbëhet.

Mundësitë që na jepen trajtohen si të arta dhe kuptojmë që nuk do kemi një të dytë. E pas kësaj, kuptojmë që çdo gjë arrihet, me orët e punës. E quajta këtë Sindroma e Emigrantit, por mund ta përmbledh edhe me shprehjen e Kosovës, “kot ec, e kot mos rri”.

Te gjithe të ikur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0