Facebook thotë se mund të ndalojë përdorimin e aplikacionit Facebook dhe Instagam në Evropë falë rregullave të reja të privatësisë, të cilat ndikojnë mënyrën sesi rrjeti social transferon të dhënat mes BE-së dhe SHBA-ve.
Kompania dërgoi një padi në gjykatën e lartë Irlandeze më 10 Shtator. Facebook sfidoi urdhrit e autoritetet Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave të Konsumatorit që kërcënon Facebook me bllokimin e transferimit të të dhënave të qytetarëve evropianë në SHBA.
Lexoni: Netflix do të xhirojë garën e Formula 1
Në rast se rrjetit social i ndalohet transferimi i të dhënave në SHBA, atëherë kompania thotë se është e detyruar të ndalojë ofrimin e shërbimeve të Facebook dhe Instagram në Evropë.
Facebook numëron 410 milionë përdorues aktivë në Evropë. Rrjeti social është ankuar edhe për trajtimin e pandershëm dhe se asnjë kompani tjetër amerikane nuk është shënjestruar në këtë mënyrë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto