Netfilx do të xhirojë garën e Formula 1

Netflix do të xhirojë garën e Formula 1

Netflix

Këtë të dielë, Lewis Hamilton mund të barazojë rekordin e fitoreve të Michael Schumacher (91), duke u bërë së bashku me gjermanin piloti me më shumë triumfe në historinë e Formula 1.

Kështu, gara e radhës, Çmimi i Madh i Rusisë, ka ngjallur interes dhe Netflix kërkon të jetë dëshmitar i kësaj arritjeje historike të britanikut.

Lexoni: 16 vjeçari shqiptar firmos me skuadrën kampione të rugby në Britani

Netflix do të vendosë kamerat e tij në njëvendëshen Mercedes W11 për të qenë dëshmitari i parë i barazimit të mundshëm të rekordit. Pamjet do të shpërndahen për publikun gjatë sezonit të tretë të dokumentarit “Drive to Survive”, që transmetohet në këtë platformë.

Herën e fundit që Netflix ka bërë diçka të tillë me Hamilton, gjërat nuk kanë shkuar mirë. Në vitin 2019, u vendos të xhirohej gara e Gjermanisë, që shënonte 125-vjetorin e Mercedesit në botën e motorëve. Në atë garë, Hamilton dhe Bottas u përplasën me barrierat mbrojtëse.

Yahoo Sport

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0