156 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 10 860.
Në 24 orët e fundit dy pacientë, një 83-vjeçare nga Shkodra dhe një 87-vjeçar nga Tirana, kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 188 pacientë po trajtohen në dy spitalet COVID, 20 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër, nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje, nga 7 raste në Fier dhe Vlorë, nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz, 2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 346 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 10 860 të infektuar,
– 324 viktima;
– 6 346 të shëruar,
– 4 190 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto