Andrea Agnelli, drejtuesi i lartë i Juventusit dhe ECA-s (Shoqata Europiane e Klubeve), ka hapur asamblenë e fundit, duke bërë një bilanc të pasojave të pandemisë në futboll. “Humbja është e madhe dhe 90% e saj është për klubet, pjesa më e madhe e të cilëve do të kalojnë një krizë. Futbolli ka bërë shumë, por tani duhet një analizë e thellë”, – tha fillimisht drejtuesi italian.
“Shifrat flasin për një rënie drastike të ardhurash, 4 miliardë për 2 vitet e ardhshme. Sipas FIFA-s, 90% e kësaj humbjeje do t’u takojë klubeve. Pra, do të qarkullojnë më pak para dhe do të ketë një rënie dramatike, një krizë financiare për shumë klube”, – ka shtuar më tej Agnelli në statusin e presidentit të ECA-s. Ai ka lëshuar alarmin për atë që e pret botën e futbollit.
LEXO: Cristiano Ronaldo hyn në histori, bëhet futbollisti i parë miliarder
“Jemi të kënaqur për faktin që kemi përfunduar kampionatet. Fillimi i sezonit të ri do të jetë i vështirë, brenda dhe jashtë fushe. Kjo pandemi dhe kjo krizë na kanë treguar qartë problematikat në nivelin ekonomik. Për këtë po analizojmë disa tematika makroekonomike për të ndihmuar klubet që kanë pasur më shumë humbje. Do të jetë një sfidë dhe duhet të ndryshojmë mënyrë si po operojmë.
Nëse shohim atë që kemi përballuar muajt e fundit, jetët e humbura gjatë pandemisë, do të kuptojmë realisht atë çfarë ka ndodhur. Dua të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan për rifillimin e kampionateve, UEFA-n dhe gjithë personat që bënë të mundur mbylljen e sezonit. Shtyrja e Europianit ishte një vendim shumë kurajoz dhe për këtë falënderoj presidentin Ceferin dhe UEFA-n”, përfundoi Agnelli.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.