153 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 10,225.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën: një 64 vjeçar nga Durrësi, një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet Covid-19 po trajtohen 189 pacientë, ndër to 13 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 130 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 106 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 10 225 të infektuar,
– 316 viktima;
– 6 106 të shëruar,
– 3 833 të infektuar aktivë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Rikthimi i nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto