116 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 844.
Në 24 orët e fundit 5 pacientë nga Tirana kanë humbur jetën: një 56 vjeçar, një 64 vjeçare, një 71 vjeçare, një 77 vjeçar, 89 një vjeçare. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID-19 po trajtohen 189 pacientë, 20 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat dhe Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 732 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto