Netflix ka hapur një pjesë të katalogut të saj falas, duke u dhënë mundësinë të gjithëve që ta shijojnë pa u regjistruar ose pa patur një abonim. Përdoruesit mund të shikojnë episodin e parë të disa prej serialeve më të famshëm, ashtu si edhe disa filma dhe dokumentarë.

Katalogu do të përditësohet vazhdimisht.E vetmja gjë që do të duhet të bëjnë përdoruesit është të shkojnë tek adresa https://www.netflix.com/in/watch-free. Në listën e filmave ose serialeve që mund të shihen falas janë “Stranger things”, “Elite”, “Our Planet”, “BirdBox”, “Love is Blind” ose i shumëvlerësuari “Two Popes”.
Qëllimi është ai që të tregohet gama e gjerë e përmbajtjes dhe t’i bëhet konkurrencë shërbimeve të tjera streaming si Amazon Prime, Disney + dh Apple TV.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto