Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë pesë persona për shkak të Covid-19, një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në këto 24 orë janë shtuar edhe 101 raste të reja të prekur me virusin dhe shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.
’Në 24 orët e fundit janë shëruar 119 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse, ” u shpreh Ministria.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të mos ulin vigjilencën në asnjë moment po të vazhdojë të respektojnë masat e higjienës dhe distancimin social. Si çdo ditë deklaroi se qytetarët që kanë shenja të sëmundjes duhet të telefonojnë menjëherë në Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto