UNIVERSITETI BARLETI me anë të strukturës së specializuar BARLETI TRAINING AND TESTING CENTER(BTTC) dhe zbatim nga AKADEMIA E TURIZMIT DHE REKREACIONIT BARLETI është institucion i LICENSUAR dhe AKREDITUAR nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për kursin dhe certifikimin e UDHËRRËFYESVE TURISTIK KOMBËTAR, LOKAL, RINOVIM LICENSIMI DHE SPECIALITET I VEÇANTË.
“Udhërrëfyes Turistik Kombëtar” është një program kualifikues pёr target grupet:
- personat që kanë përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme ose profesionale (2+2)
- brenda dhe jashtë vendit;
- personat që ndjekin apo kanë përfunduar studimet e larta Bachelor brenda dhe jashtë
- vendit;
- personat që ndjekin apo kanë përfunduar një nga programet Master brenda apo jashtë
- vendit; akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Universitetin
- ‘’Clemson’’ SHBA, SOLIMAR, USAID, KOHL & Partners, American Hotel and
- Lodging Educational Institute (AHLEI).
Ky trajnim profesional është i integruar teori-praktike dhe shtrihet në një kohëzgjatje prej 3-4 muaj. Në përfundim të programit pjesëmarrësit pajisen me CERTIFIKATËN dhe DOKUMENTACIONIN E NEVOJSHËM që do tu mundësojë atyre të marrin automatikisht LICENSEN e Ushtrimit të Profesionit si Udhërrëfyes Turistik në Shqipëri pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
- Kursi i ri do të fillojë në 01 SHTATOR 2020 ora 17.00
- Kursi zgjat 4 muaj, do të zhvillohet ditën e premte ora 16.00-20.00 dhe ditën e shtunë, ora 8.00-16.00;
- Në këtë kurs mund të regjistrohen të gjithë personat e përmendur më sipër,
- Regjistrimet kanë filluar pranë sekretarisë mësimore të Shluj “Universiteti Marin Barleti”, dhe për t’u regjistruar duhet të paraqisni:
- Diplomën e shkollës së mesme apo te cikleve më të larta arsimore (fotokopje);
- Mandat pagesën e regjistrimit (që mund ta merrni pranë zyrës së financës së (Shluj “Universiteti Marin Barleti”).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto