Epidemiologu kontrovers i Suedisë: Maskat janë shumë të rrezikshme, nuk ndryshojnë asgjë - Business Magazine Albania

Epidemiologu kontrovers i Suedisë: Maskat janë shumë të rrezikshme, nuk ndryshojnë asgjë

Epidemiologu i njohur suedez, Anders Tegnell nuk rekomandon mbajtjen e maskës dhe  shprehet se  është shumë e rrezikshme që të mbështetës tek ato. Po kështu, ai thekson se edhe me mbajtjen e tyre nuk ndryshon asgjë në këtë lojë.

“Është shumë e rrezikshme të besosh se maskat në fytyrë do të ndryshonin situatën e COVID-19. Maska për fytyrën mund të jetë një plotësues i gjërave të tjera kur gjërat e tjera janë të sigurta. Por, të mbash maska për fytyrën dhe më pas të grumbullosh njerëzit masivisht nëpër autobusë dhe qendra tregtare është padyshim një gabim,” tha ai.

Tegnell, i cili shihet si arkitekti që qëndron pas strategjisë së diskutuar anti-karantinim të Suedisë. Ai mbështeti pohimin e tij duke krahasuar vendet si Spanja dhe Belgjika që rekomanduan maska, por ende kanë një numër të lartë të rasteve të COVID-19.

Megjithë rezistencën e Tegnell, ka pasur një studim në rritje që zbuloi se maskat në fytyrë parandalojnë transmetimin, duke përfshirë një analizë të 42 vendeve që thanë se përdorimi i maskave ishte “çelësi” për kontrollin e pandemisë.

Profesori i Institutit të Institutit Karolinska i epidemiologjisë klinike Jonas Ludvigsson tha për Times një nga arsyet që Suedia nuk ka përdor ende maska ​​ishte se shumica e njerëzve u besuan autoriteteve, krahasuar me vendet e tjera ku njerëzit mund të injorojnë këshillat dhe të veshin maska ​​pa marrë parasysh.

Businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0