Pas Rusisë edhe Kina prezanton vaksinën kundër COVID-19

Pas Rusisë edhe Kina prezanton vaksinën kundër COVID-19

Kina

Kina aprovoi vaksinën e parë të saj kundër Covid-19. Ajo emërtohet “Ad5-nCoV” dhe është zhvilluar nga Akademia Ushtarake Mjekësore-Shkencore në bashkëpunim me firmën private të bioteknologjisë “CanSino”.

Marrja e patentës i hap rrugën prodhimit në masë dhe në kohë të shpejtë në rast të një rikthimi të pandemisë, bëri me dije Administrata Kombëtare Intelektuale e Kinës. Aprovimi i vaksinës është arritur më 11 gusht, por vetëm tani është publikuar, pasi shkencëtarët kanë kërkuar një konfirmim shtesë për efikasitetin dhe sigurinë.

“Ad5-nCoV” përdor një virus të zakonshëm të ftohjes, por më të dobët, duke futur material gjenetik të koronavirusit të ri në trupin e njeriut. Qëllimi i këtij procesi është të trajnojë trupin për të prodhuar antitrupa, që njohin dhe luftojnë Covid-19.

Faza e dytë e testimeve klinike tregoi se vaksina është e sigurt dhe e aftë të nxisë një kundërpërgjigje të sistemit imunitar, sipas një studimi të publikuar në revistën e njohur shkencore “The Lancet”, muajin e kaluar.

Testimi përfshiu 320 vullnetarë të shëndetshëm të moshës midis 18 dhe 59 vjeç, nga të cilët 96 morën pjesë në prova klinike gjatë fazës së parë dhe 224 në provat e fazës së dytë, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

Faza e tretë është në zhvillim e sipër dhe në të do të përfshihen vullnetarë jo vetëm nga Kina, por edhe nga shtetet e tjera të botës.

Marrja e patentës konfirmoi më tej efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës dhe dëshmoi bindshëm pronësinë e të drejtave të pronësisë intelektuale (IPR), tha CanSino në një deklaratë për median shtetërore kineze, Global Times.

Vetëm një javë më parë, Rusia u bë vendi i parë në botë, që regjistroi zyrtarisht vaksinën kundër koronavirusit, të krijuar nga Instituti Gamaleya me seli në Moskë. Ndërkohë, tre vaksina të mundshme në Shtetet e Bashkuara janë në fazat finale dhe do të testohen tek njerëzit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0