Vendi i parë që detyron Facebook dhe Google të paguajnë për lajmet - Business Magazine Albania

Vendi i parë që detyron Facebook dhe Google të paguajnë për lajmet

Australia do t’i detyrojë gjigantët e teknologjisë si Facebook dhe Google të paguajnë median lokale për lajmet e publikuara, me qëllim mbrojtjen e gazetarisë së pavarur. Me këtë veprim, ky vend bëhet i pari që u kërkon kompanive të internetit që të paguajnë shtëpitë e mediave për përmbajtjen e gazetave, sipas një modeli të ngjashëm me të drejtat e autorit, dhe kjo do të rregullohet me ligj këtë vit.

Masa erdhi pasi gjigantët filluan të mbroheshin kundër rregullave më të rrepta në të gjithë botën, dhe një ditë pasi ligjvënësit amerikanë në një seancë kongresi sulmuan Google dhe Facebook për abuzimin e fuqisë së tregut. Pasi shqyrtoi tregun e mediave dhe fuqinë e platformave amerikane, në fund të vitit 2019, qeveria australiane u kërkoi këtyre dy kompanive të negociojnë me shtëpitë e mediave në lidhje me përdorimin e përmbajtjes së tyre.

Megjithatë, negociatat nuk kanë sjellë fryte, kështu që Canberra njofton se nëse nuk arrihet një marrëveshje në arbitrazh brenda 45 ditësh, Agjencia Australiane për Komunikim dhe Media do të bëjë detyrime ligjore në emër të qeverisë. Google thotë se rregullorja injoron “miliarda klikime” që u dërgon mediave australiane çdo vit. Siç thanë ata, kjo dërgon një mesazh shqetësues për kompanitë dhe investitorët se qeveria më mirë do të ndërhynte sesa ta linte tregun të funksionojë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0