Qeveria miratoi programin e punësimit për të papunët gjatë COVID-19

Qeveria miratoi programin e punësimit për të papunët gjatë COVID-19

programin e punësimit

Qeveria ka miratuar programin e ripunësimit për personat e  papunë si pasojë e pandemisë COVID-19. Të gjithë personat e mbetur të papunë do të kenë mundësinë që të përfitojnë nga programi dhe të punësohen në sektorin privat.

Nëpërmjet financimit të pagës dhe kontributeve të detyrueshme shoqërore, ky program nxit krijimin e vendeve të punës dhe mbështet kompanitë në procesin e rimëkëmbjes.

Programi konsiston në 3 periudha punësimi. Programi i parë është punësimi 4-mujor, ku shteti merr përsipër të paguajë 2 paga minimale, prej 26 mijë lekësh nëse biznesi privat punëson këta persona, ndërsa kontributet i paguan punëdhënësi.

Lexoni: COVID-19, Italia dërgon një ekip ekspertësh në Shqipëri

 Programi i dytë është punësimi 8-mujor. Në këtë rast shteti merr përsipër të subvencionojë 4 paga mujore prej 26 mijë lekësh, ndërsa kontributet i merr përsëri përsipër biznesi.

Ndërsa nëse lidhet një kontratë 1-vjeçare punësimi shteti merr përsipër të subvencionojë vetëm kostot e sigurimeve të detyrueshme për 12 muaj, por bazuar në pagën minimale në vend.

Institucioni përgjegjës për regjistrimin e punëdhënësve të interesuar, që do të ndjekë procedurat për përfitimet nga këto programe të punësimit do të jetë Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Procedurat e sakta për pjesëmarrjen në këtë program, do të bëhen publike nga AKPA.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË PUNËKËRKUESI:

  1. Punëkërkuesit me të drejtë përfitimi janë të gjithë punëkërkuesit e papunë që kanë dalë të papunë si pasojë e COVID-19, të evidentuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe të regjistruar në zyrën e punës.
  2. Punëkërkuesi, pjesëmarrës në programet sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, nuk mund të zëvendësohet.
    3. Një punëkërkues mund të marrë pjesë vetëm një herë në këtë program.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË PUNËDHËNËSI:

  1. Punëdhënësit me të drejtë kërkese duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
  2. a) Të jenë shoqëri tregtare të regjistruara;
    b) Të jenë subjekt i pagimit të taksave dhe të jenë të regjistruar si punëdhënës pranë autoriteteve tatimore;
    c) Të mos kenë shkelur legjislacionin për punësimin në dy vitet e fundit përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi;
    ç) Të ofrojnë punë me kohë të plotë, për një minimum prej 40 (dyzet) orësh në javë, me një pagesë mujore jo më pak se paga minimale, në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës;
    d) Vendi i punës, i financuar nga ky program, duhet të vijë si rezultat i rritjes së fuqisë punëtore në aktivitetin e punëdhënësit;
    dh) Të jenë shoqëri tregtare, të cilat nuk kanë detyrime ndaj organeve tatimore para datës 10 mars, në bazë të akteve normative në fuqi ose, në momentin e kërkesës për këtë program, të vërtetojnë se:
  3. kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullta në shlyerjen e tyre;
    ii. kanë shlyer detyrimet por kanë ende pa paguar gjobat;
    iii. kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ e në procese gjyqësore me organet tatimore.

programin e punesimit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0