Studimi më i madh në botë për vaksinat Covid-19 filloi ditën e sotme me 30,000 vullnetarë. Ënde nuk ka garanci që vaksina eksperimentale, e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Modena, do të mbrojë vërtet. Pas dy dozave, shkencëtarët do të ndjekin nga afër se cili grup përjeton më shumë infeksione, ndërsa ata shkojnë në rutinën e tyre të përditshme, veçanërisht në zonat ku virusi ende po përhapet pa u indetifikuar.

Modena tha se vaksinimi u bë në Savannah, Georgia, vendi i parë që u zhvilluan më shumë prova. Në dallim nga Pfizer dhe AstraZeneca, Modena nuk ka ende një kontratë me qeverinë amerikane, e cila planifikon të blejë qindra miliona doza të vaksinave që po zhvillohen nga të dy kompanitë. Disa vaksina të tjera të bëra nga Kina dhe nga Universiteti Oxford i Britanisë në fillim të këtij muaji, filluan testime më të vogla në fazën përfundimtare në Brazil dhe vendet e tjera të goditura më fort.

Studimet masive nuk janë vetëm për të parë nëse provat funksionojnë, ato janë të nevojshme për të kontrolluar sigurinë e çdo vaksine të mundshme. Ndërkohë ndjekja e të njëjtave rregulla të studimit, do t’i mundësojë shkencëtarëve të krahasojnë përfundimisht të gjitha provat.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto