Kriza e COVID-19 do të ulë me 38% investimet e huaja

Kriza e COVID-19 do të ulë me 38% investimet e huaja

investimet e huaja

Kriza e pandemisë do të godasë në të gjithë botën investimet e huaja, të ardhura që konsiderohen si motorri i zhvillimit ekonomik.

Në raportin e përvitshëm të investimeve, të botuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara konstatohet se vendet të cilat pritet të kenë rënien më të madhe të fluksit të investimeve për shkak të pasojave që po sjell Covid-19, janë ekonomitë në zhvillim, pjesë e të cilave është dhe Shqipëria.

Raporti i Investimeve Globale thotë se në ekonomitë në tranzicion, investimet e huaja direkte këtë vit pritet të reduktohen me 38%, kjo rënie është tipike për ekonomi që varen nga burimet natyrore të gazit dhe naftës, siç janë Rusia, Azerbajxhani, Shqipëria, por tkurrje pritet të ketë edhe në Serbi, Moldavi dhe Kroaci.

Lexoni: 60% e shqiptarëve blejnë online, ‘dërgesa falas’ motivi kryesor që do të rriste blerjet

“Në vitin 2020, hyrjet e investimeve të huaja në ekonomitë në tranzicion parashikohet të bien me rreth 38 %. Në projektet e bazuara në burimet natyrore, perspektivat janë rishikuar në rënie pasi dobësohet kërkesa për mallra dhe çmimi i naftës, një prej eksporteve kryesore nga ekonomitë në tranzicion, do të mbetet i ulët.”

Në tremujorin e parë të këtij viti investimet e huaja direkte në vendin tonë ranë me 20% për herë të parë pas 5 vjetësh, ndërsa arritën në fund të 2019-s një rekord prej 1 miliard e 79 milion eurosh.

Nëse investimet e huaja do të tkurren me 38%, këtë vit ato nuk do të arrijnë të jenë më shumë se 700 milionë euro, duke arritur nivelin e vitit 2012.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0