SHBA do të ulë çmimin e barnave

SHBA do të ulë çmimin e barnave

SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar të premten katër urdhëra ekzekutivë për të ulur çmimet e barnave në vend.

“Katër urdhërat që po i nënshkruaj sot do të ristruktojnë tërësisht tregun farmaceutik”, tha Trump, që kishte kritikuar në vazhdimësi çmimet tejet të larta të barnave.

Ky vendim mundëson edhe importin e barnave më të lira nga vendet tjera. Analistët e kanë kritikuar këtë vendim duke theksuar se nuk do të ketë shumë efekt. Që kur Trump mori mandatin, ai kritikoi çmimet e larta në tregun farmaceutik dhe paralajmëroi se do të bënte hapa radikalë për të ulur çmimet.

Lexoni: Paralajmërimi në Britani: Mos u vendosni maska fëmijëve 

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti. Kritikët kanë theksuar se është e vështirë që këto vendime të hyjnë në fuqi deri në atë kohë.

Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me një numër të madh të të infektuarve nga koronavirusi. Deri më tani janë raportuar mbi 4 milionë raste dhe mbi 145 mijë viktima.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0