Sipas një studimi të kryer së fundmi nga ekspertët e universitetit të Glasgow, rezulton se reduktimi i kohës së shpenzuar para televizorit në vetëm 2 orë në ditë, mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së hershme.
Studiuesit shprehen se njerëzit, që kalojnë më shumë kohë përpara ekranit të televizorit kanë më shumë shanse të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur, shumë pak stërvitje dhe shikimi i përqëndruar para ekranit mund të jenë shkaktarë.
Lexoni: 3 këshilla për përmirësimin e kujtesës tuaj
Ekspertët e universitetit të Glasgow shprehen se koha e gjatë e kaluar para televizorit është e dëmshme për shëndetin. Studiuesit gjithashtu analizuan edhe përfitimet shëndetësore të zëvendësimit të kohës televizive me aktivitete më të shëndetshme, siç është ecja.
Ata u shprehën se përfitimet në shëndetin e individëve janë më të mëdha nga sa mund të mendohen. Udhëzimet aktuale të aktivitetit fizik tregojnë për 150 minuta aktivitet fizik të moderuar ose 75 minuta aktivitet të fuqishëm në ditë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.