Anulohet ceremonia e çmimeve Nobel

Anulohet ceremonia e çmimeve Nobel

Nobel

Fondacioni Nobel ka anuluar ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve Nobel që mbahet çdo vit në dhjetor, për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.

Në një njoftim zyrtar, fondacioni shkruan se do të gjejë një mënyrë për të ndarë çmimet dhe për të prezantuar botën me arritjet e secilit prej fituesve.

Lexoni: E pa vetëm në video, blerësi anonim blen ishullin privat për $6 mln

“Java e Nobelit nuk do të jetë ashtu si zakonisht për shkak të pandemisë aktuale. Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe të përshtatemi me rrethanat plotësisht të reja,” tha Lars Heikensten, drejtori i fondacionit Nobel.

Kjo është hera e parë që prej vitit 1956, që ceremonia anulohet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0