E pa vetëm në video, blerësi anonim blen ishullin privat për $6 mln, - Business Magazine Albania

E pa vetëm në video, blerësi anonim blen ishullin privat për $6 mln,

Një ishull privat në brigjet e Irlandës, i cili krenohet me tre plazhe, shtatë shtëpi dhe botë pasur natyrore, është shitur dje për 6 milionë dollarë. Blerësi anonim raportohet se nuk e ka vizituar asnjëherë vendndodhjen por ka parë vetëm një video-prezantim të vendndodhjes.

Ishulli ‘Horse’, një tokë 157-hektarë në jugperëndim të ishullit kryesor të Irlandës, u shit pas negociatave të kryera në rrjetin WhatsApp. Blerësi i paemëruar evropian është nga super të pasurit e fundit që kërkon largim drejt ishujve privatë ndoshta prej pandemisë së koronavirusit.

Ishulli ka panorama të gjelbra dhe shtëpia e tij kryesore ka disa ndarje për të ftuar me pamje nga Oqeani Atlantik. Vendi ka pasur një industri të vogël minerare në shekullin e 19-të dhe popullsia e tij maksimale ka qenë 137 njerëz në 1841, por deri në vitet 1960, aty nuk kishte mbetur më asnjeri. Destinacioni ka sistemin e vet të energjisë elektrike, të ujit dhe kanalizimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0