Atletet e reja “Converse” kushtojnë më shumë sepse… janë pis - Business Magazine Albania

Atletet e reja “Converse” kushtojnë më shumë sepse… janë pis

Nëse keni pasur ndonjëherë një palë “Converse”, me siguri e dini se ato duken më mirë kur janë veshur pak. Por “Converse” i ka kaluar pritshmëritë pasi po shet atlete që janë bërë të duken të pista dhe ato kushtojnë jo pak por 70 paundë.

Në ngjyrat gri ose blu të hapur, ato duken sikur janë  me baltë dhe sikur i keni veshur me vite por kjo nuk e përjashton faktin se janë një material shumë i mirë dhe në të vërtetë janë të reja.

Ky model i ri kushton 18 paundë më shumë sesa këpucët klasike All Star me të njëjtat ngjyra. Këpucët dolën në treg muajin e kaluar, por u spikatën vetëm tani nga gazetarja Micha Frazer-Carroll.

”Pjesa më e keqe është se ato janë të ndotura dyfishi i sasisë që ju dëshironi që “Conversat” të jenë’,’ shkroi Micha në Twitter. Gjithashtu sipas saj, të paguash një çmim të tillë për to është deri diku qesharake pasi egziston mundësia të blesh një palë normale dhe ti lash njësoj si ato por problemi qëndron se “Converse” nuk e ka treguar se çfarë lëndësh ka përdorur dhe si ka arritur në atë produkt përfundimtar.

Nëse nuk keni durimin të vishni atletet deri në momentin që do duken pis, të blini converset e reja mund të jetë zgjidhja për ju por nëse dëshironi të njëjtën pamje tani pa harxhuar para thjesht gjeni diku një pellg me shumë baltë.

SI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0