Intesa Sanpaolo Bank Albania prezanton “paketën e opsioneve te daljes nga moratorium”, për individë dhe persona juridikë të prekur nga kriza COVID-19, e cila synon të sigurojë mbështetje dhe lehtësim financiar për ekonominë shqiptare.
Intesa Sanpaolo Bank Albania ka prezantuar dhe tashmë ofron tek të gjithë klientët, që kanë aplikuar për Moratorium Kredie “Paketën e Opsioneve të Daljes nga Moratorium”. Banka inkurajon të gjithë subjektet e interesuara të kontaktojnë sa më shpejt Menaxherin e tyre të Marrëdhënies me Klientin në mënyrë që të dakortësojnë opsionin e zgjedhur dhe të përfundojnë marrëveshjen para përfundimit të periudhës së Moratoriumit.
Intesa Sanpaolo Bank Albania rikujton se asnjë komision apo tarifë nuk do të ngarkohet për klientët dhe angazhohet të sigurojë vëmendjen më të madhe për të përmbushur nevojat e klientëve të saj.
Bordi Drejtues i Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për rolin kritik që Banka luan në vend, ka marrë këto vendime të cilat synojnë të mbështesin fuqimisht të gjithë ekonominë shqiptare në përpjekjet e saj për të kapërcyer këtë krizë të paparashikuar. Në këtë iniciativë, Bordi u frymëzua edhe nga vendime të ngjashme të marra në Itali dhe në vendet e tjera ku Grupi Intesa Sanpaolo operon.
Në vijim ju prezantojmë zgjidhjet standarde të ofruara, duke iu referuar tipologjive kryesore të kredive, ndër të cilat klienti mund të pëzgjedhë:
KLIENTË INDIVIDË (Kredi hipotekore dhe konsumatore):
1) Zgjatje e 6 muajve të periudhës ekzistuese të shlyerjes, duke shtyrë të gjitha këstet e pezulluara në fund; Klientët mund të përzgjedhin një zgjatje më të shkurtër sipas nevojave të tyre. (në thelb, kësti mujor do të mbetet pothuajse i njëjtë si në të kaluarën);
2) Rishpërndarje e kësteve të pezulluara përgjatë periudhës ekzistuese të ripagimit (në këtë mënyrë kësti mujor do të rritet në krahasim me të kaluarën por jo ndjeshëm për kreditë afatgjata)
3) Shlyerje totale e këstit të pezulluar në një zgjedhje të vetme në fund të periudhës ekzistuese të maturimit të kredisë
Ndërkohë që të gjitha opsionet e lartpërmendura nënkuptojnë një proces automatik të miratimit, nëse klientët kërkojnë një plan ripagimi të ndryshëm dhe të personalizuar, do të aplikohet një proces i zakonshëm kredie.
SUBJEKTE JURIDIKE:
Kredi me afat:
1) Zgjatje e 6 muajve të periudhës ekzistuese të shlyerjes, duke shtyrë të gjitha këstet e pezulluara në fund; Klientët mund të përzgjedhin një zgjatje më të shkurtër sipas nevojave të tyre. (në thelb, kësti mujor do të mbetet pothuajse i njëjtë si në të kaluarën);
2) Rishpërndarje e kësteve të pezulluara përgjatë periudhës ekzistuese të ripagimit (në këtë mënyrë kësti mujor do të rritet në krahasim me të kaluarën por jo ndjeshëm për kreditë afatgjata)
3) Shlyerje totale e këstit të pezulluar në një zgjedhje të vetme në fund të periudhës ekzistuese të maturimit të kredisë
4) Mundësi për të kërkuar periudhe mos-pagimi (grace-period) deri më 30 shtator 2020 dhe në të njëjtën kohë të zgjedhin një prej opsioneve të mësipërme nën 1), 2), 3);
5) Mundësi për të kërkuar periudhë mos-pagimi (grace-period) deri më 31 dhjetor 2020 vetëm për principalin (pra pagimi i interesave duke filluar nga shtatori) dhe në të njëjtën kohë të zgjedhin një nga opsionet e mësipërme nën 1), 2),
3). Ky opsion do të jetë në dispozicion për klientët, të ardhurat e të cilëve janë ndikuar rëndë nga kriza Covid-19.
Overdraft (Paradhënie Bankare):
1) Për të gjithë klientët që kanë paradhënie bankare që kanë afat deri më 31 gusht 2020, do të ofrohet një zgjatje e mëtejshme deri më 31 tetor, 2020. Në këtë mënyrë do të vijohet me procesin e rinovimit të zakonshëm bazuar në pasqyrat financiare të vitit 2019;
2) Mundësi për të shlyer interesat e maturuara gjatë periudhës së Moratoriumit deri më 31 Dhjetor, 2020.
PAKETA E INDUSTRISË SË TURIZMIT:
1) Subjektet juridike që operojnë në Shërbime të lidhura me Turizmin (p.sh. Operatorët Turistikë, Agjencitë Turistike, Transport Turistik etj): Zgjatja e periudhës së Moratoriumit – vetëm për Principalin – deri në 30 Shtator 2021;
2) Subjektet juridike që operojnë në zonat turistike (p.sh. Restorante, Agro Turizëm): Zgjatja e periudhës së Moratoriumit – vetëm për Principalin – deri në 30 Shtator 2021;
3) Subjektet juridike që administrojnë Hotele dhe struktura akomodimi në Zonat Turistike (duke përfshirë ato që ndodhen në qytetin e Tiranës): Zgjatja e periudhës së Moratoriumit – vetëm për Principalin – deri në 30 Shtator 2021;
4) Subjektet juridike që administrojnë Hotele dhe struktura akomodimi në Zonat Turistike (duke përfshirë ato që ndodhen në qytetin e Tiranës) të cilat ishin në ndërtim / rinovim gjatë krizës Covid-19: Zgjatja e periudhës së Moratoriumit – vetëm për Principalin – deri në 30 Shtator 2022.
Për të gjitha opsionet e lartpërmendura, Banka do të kërkojë dokumentacion mbështetës për kërkesat e marra.
Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.A fton të gjithë individët dhe personat juridikë të prekur nga situata COVID-19, që kanë aplikuar për Moratorium Kredie të kontaktojnë Bankën për të përzgjedhur opsionin më të pështatshëm:
KLIENTË INDIVIDË:
-Kontaktoni drejtpërdrejt menaxherin tuaj të marrëdhënieve me klientin në Degë
-Dërgojeni opsionin tuaj të përzgjedhur në adresën elektronike Moratorium@intesasanpaolobank.al
SUBJEKTE JURIDIKE: (Biznesi i Vogël, SME, Korporata)
Kontaktoni drejtpërdrejt menaxherin tuaj të marrëdhënies me klientin në Intesa Sanpaolo Bank Albania
Klientët, gjendja financiare e të cilëve nuk ndikohet më nga situata e COVID-19 duhet të vazhdojnë ripagimet e rregullta të kredisë.
Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vlerësojë të gjitha aplikimet e dërguara, duke siguruar në kohë përgjigjen. Në këtë përpjekje, për të kapërcyer situatën aktuale kritike, Intesa Sanpaolo Bank angazhohet të kushtojë vëmendjen dhe kujdesin më të madh për të mbështetur Klientëve të saj, duke alokuar burime të rëndësishme njerëzore. Të gjitha proceset synohet të finalizohen nga distanca duke përdorur mjete dixhitale për të minimizuar kontaktin fizik dhe praninë në Degë në mënyrë që të mbrojmë punonjësit dhe klientët tanë.
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Intesa Sanpaolo Group, do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje të shumta për klientët (si individë, ashtu edhe subjekte juridike) me nevoja financimi. Këto zgjidhje marrin parasysh nevojën reale të kategorive të ndryshme të huamarrësve dhe kanë për qëllim t’i mbështesin ata në fazën e rimëkëmbjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.