Më shumë kontrolle për përdoruesit mbi privatësinë e disa produkteve, fshirje automatike e të dhënave pas 18 muajsh dhe një shfletim më i lehtë. Këto janë përditësimet kryesore që fillojnë në të gjithë botën dhe që u njoftuan nga Sundar Pichai, CEO i Google.
“Ndërsa përmirësojmë privatësinë dhe sigurinë e produkteve tona, ne vazhdojmë të flasim për rëndësinë e përdorimit e të dhënave në të gjithë botën, përfshirë legjislacionin në Shtetet e Bashkuara’’, deklaroi Pichai në një postim zyrtar. ”Për të ndihmuar përparimin e kësaj pune, ne kemi botuar një propozim për një kornizë rregullatore të bazuar në disa ligje dhe modele të zbatuara në pjesën tjetër të botës, siç është ligji i BE për privatësinë, në fuqi që nga maji i vitit 2018”, shtoi ai.
Ndër veçoritë e reja të paraqitura nga Google, është fshirja e të dhënave pas 18 muajsh. Kjo risi nuk vlen për Gmail, Drive dhe Photos, të cilat janë krijuar – nënvizon gjigandi – “për të mbajtur të sigurt përmbajtjen tuaj personale për aq kohë sa ju nevojitet”. Google më pas thejson se nuk ia shet “informacionin askujt dhe as nuk i përdor ato për qëllime reklamimi”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto