Shumica e kompanive mund të punojnë nga shtëpia përgjithmonë

Shumica e kompanive mund të punojnë nga shtëpia përgjithmonë

puna nga shtëpia

Me siguri jeni lodhur duke dëgjuar që puna në distancë do të zgjasë për shumë kohë. Por të dhënat e reja të një studimi tregojnë pikërisht këtë.

Një studim i ri nga 451 Research – një njësi e Inteligjencës së Tregut Global të S&P – anketoi 575 vendimmarrës të IT, nga industri të ndryshme. Studimi zbuloi se 67% e të anketuarve presin që politikat e punës nga shtëpia të mbeten në fuqi përgjithmonë ose të paktën për një periudhë të gjatë.

Kompanitë, përfshirë Twitter dhe Square tashmë i kanë udhëzuar punonjësit e tyre, të punojnë nga shtëpia përgjithmonë. Kjo politikë mund të ketë përfitime për punëtorët, në kompanitë që punojnë tërësisht online. Ata mund të ndjehen më të lumtur në përgjithësi dhe mund të kenë më shumë liri në transport dhe vendbanim.

Lexoni: Twitter e lejon stafin të punojë përgjithmonë nga shtëpia

Përsa i përket punonjësve, që mund të kthehen në zyrë, rikthimi i gjendjes normale është ende i largët. Sondazhi zbuloi se 20% e të anketuarve thanë se organizatat e tyre do të vazhdojnë të paktën edhe gjatë vitit 2021 me kushte të ndryshuara të punës – përfshirë punën në distancë, veshjet mbrojtëse dhe distancimin social.

“Një rikthim në normalen e vitit 2019 nuk do të jetë e mundur për kompanitë,” tha më herët John Beattie, një ekspert i rimëkëmbjes së fatkeqësive, për Business Insider.

Me masat e rrepta të sigurisë, që kërkohen për të rihapur zyrat, është e logjikshme që kompanitë nuk po nxitohen të rikthehen në normalitet.

Sondazhi zbuloi se rreth 19% e organizatave dëshirojnë t’i rikthejnë punëtorët sa më shpejt që të jetë e mundur, 25% planifikojnë të presin një muaj ose më shumë – dhe 24% nuk ​​kanë ende një afat kohor për rikthimin në ambientet e punës.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0