30 vjet nga ndryshimi i modelit ekonomik ne vend, sipërmarrja Shqiptare vazhdon te dominiohet nga kompani, që qeverisen nëpërmjet lidhjeve të ngushta familjare. Administrimi vazhdon të mbetet në duart e pak personave, anëtarë të familjes dhe nuk delegohet tek stafi menaxherial.
Realitetet e reja kërkojnë që sipërmarrjet të nisin transformimin në biznese të menaxhuara, ku detyrat delegohen në të gjitha shkallët e hierarkisë.
Gjatë periudhës së pandemisë ishin të shumta rastet kur këto biznese hasën vështirësi, pasi proceseve të rëndësishme si marketingu, shitjet dhe prodhimi, u mungonin profesionistët dhe menaxherët, të cilët do të adoptonin shpejt avantazhet që ofron sot teknologjia.
Vështirësi më të mëdha hasën ato sipërmarrje familjare, lokale të angazhuara në sektorin prodhues, të cilat për shkak të izolimit të ekonomisë nuk kanë mundur të tregtojnë prodhimet e tyre. Me rinisjen e aktivitetit prodhues ështe e rëndësishme që këto sipërmarrje të fillojnë të mendojnë për patnerë të rinj dhe për zgjerimin e hartës së eksporteve me fokus tregjet e huaja.
Lexoni: 6 gjëra nga të cilat duhet të heqësh dorë për të qenë i/e lumtur
Për realizmin e këtyre objektivave nevojiten njerëz të aftë, profesionistë dhe të perditësuar me zhvillimet më të fundit.
Cilat është pikënisja e këtij transformimi?
Që transformimi të ndodhë nevojitet që fillimisht të ridimensionohet kupola drejtuese e kompanive duke u shkëputur njëherë e mirë nga lidhjet familjare dhe duke hapur kompaninë drejt prurjeve cilësore në administrim.
Ndryshimi nis që nga kërkesat dhe kriteret e stafeve mbështetëse në rekrutimin e personave të interesuar për punë, të cilët duhet t’i përshtaten nevojave të reja të sipëmarrjes dhe të nisin të mendojnë ndryshe nga e kaluara 30 vjeçare.
Sipas projeksioneve të fundit, 20% e 60.000 të larguarve nga puna gjatë periudhës së pandemisë do të merren në punë automatikisht gjatë 2 muajve në vazhdim, pasi shumica e bizneseve janë rihapur dhe kërkesat për forcë punëtore kanë filluar. Kompanitë po përpiqen të përshtaten me situatën dhe po krijojnë hapësira të reja për punësim.
Të papunët duhet të inkurajohen të aplikojnë në kompani punësimi dhe të jenë prezent me cv-të e tyre pasi sezoni veror do të ketë nevojë për staf, kryesisht në sektorin e shërbimeve.
Aldi Qose (Ekspert i çështjeve të punësimit) shprehet se kompanitë kanë nisur të shpallin vendet e lira të punës dhe në të njëjtën kohë kërkesat për punë nga individët pas situatës së krijuar kanë qenë në rritje. Problemi nuk qëndron tek kërkesa e kompanive për staf, por tek hezitimi i kandidatëve për të aplikuar.
Qose shprehet se në shumë raste cv-të nuk janë të pasura me eksperienca dhe janë shumë të varfra në përgatitje. Ekspozimi i karrierës është një element parësor në cv, por nevojitet gjithashtu që kandidatët të reklamojnë arritjet dhe njohuritë e tyre, si dhe duhet të nisin të eksplorojnë pozicione pune të njëjta, por në industri të ndryshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.