Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të shikoni rezultatet

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të shikoni rezultatet

Lotarisë Amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit do të publikojë sot listën e përgjigjeve për fituesit e lotarisë amerikane.

Përgjigjet që pritet të merreshin më 5 maj, u shtynë për në 6 qershor për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë DASH, siguroi aplikantët që shtyrja për shkak të koronavirusit nuk do të ndikonte në përzgjedhjen e fituesve.

Duke filluar nga pasditja e kësaj të shtune në orën 18:00, të gjithë qytetarët do mund të njihen me faktin nëse janë fitues apo jo të “Green Card”, apo siç njihet ndryshe si lotaria amerikane.

Lexoni: Diaspora Shqiptare themelon Fondacionin e Shqiptarëve Globalë

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim, duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Lotaria amerikane, ka afro dy dekada e gjysmë që aplikohet edhe nga shqiptarët, që pas mbërritjes së demokracisë.

Viti pas viti me mijëra shqiptarë dhe familjet e tyre janë bërë fitues të kësaj lotarie dhe kanë nisur një jetë të re në SHBA.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0