Në ditët dhe javët pasi Administratori i Tesla, Elon Musk prezantoi cybertruck – një automjet i frymëzuar nga periudha post-apokaliptike i ndërtuar prej çeliku i mbështjellë i ftohtë – kishte shumë spekulime nëse do të ishte më i vogël pasi të dilte në treg.
Prodhimi i Cybertruck mbetet ende larg. Akoma nuk ekziston një fabrikë për ta prodhuar këtë mjet. Sidoqoftë, Musk dha disa sqarime rreth përmasave të tij. Në twitter, Musk shkroi “Rishikova dizajnin me Franz mbrëmjen e kaluar. Edhe 3% më i vogël është shumë i vogël. Do të jetë pothuajse në të njëjtën madhësi. Ne ndoshta do të bëjmë një kamion më të vogël dhe më të ngushtë. ” (Musk po i referohej kreut të departamentit të projektimit të Tesla Franz von Holzhausen. Dhe supozojmë se Musk kishte për qëllim të shkruante kamion “të lehtë” dhe jo “të ngushtë”.)
Ndryshimi është i rëndësishëm ta mbajtur shënim pasi, në një reklamë të episodit të ardhshëm të emisionit Garage të Jay Leno që transmetohet në CNBC, shfaqet Elon Musk që i thotë Jay Leno se automjeti është në të vërtetë 5% shumë më i madh. “Nëse ne thjesht marrim të gjitha përmasat dhe i zvogëlojmë ato me 5%,” i tha ai Leno, duke shtuar më vonë “ky automjet mund të futet në një garazh normal”.
https://twitter.com/flcnhvy/status/1264222947499282432
Musk kishte thënë më parë se kompania ka të ngjarë të zvogëlojë gjerësinë e cybertruck me 2.54 cm dhe “ndoshta të zvogëlojë gjatësinë me më tepër 15.24 cm pa humbur shërbimet e ofruara ose estetikën e automjetit”.
Në dy muajt e fundit, Musk ka shpërndarë disa përditësime të tjera rreth cybertruck përmes Twitter, duke vënë në dukje se kompania është duke rritur përshtatjen e amortizimit sipas terrenit të automjetit, duke e bërë këtë automjet më të përshtatshëm për udhëtime në rrugë të vështira “, një pretendim të cilin ai e nuk e shpjegoi më tej.
Tesla tha se do të ofrojë tre variante të cybertruck. Versioni më i lirë, një model me një motor dhe me goma të pasme aktive, do të kushtojë 39.900 dollarë, ka një kapacitet mbajtës prej 3402 kg dhe pavarësi të baterisë prej 4023 km, sipas specifikimeve në faqen e tij të internetit. Versioni i mesëm do të jetë një makinë me dy motorë dhe me të gjitha gomat aktive, me një kapacitet mbajtës prej më shumë se 4536 kg dhe të jetë në gjendje të udhëtojë më shumë se 483 km me një karikim të vetme. Modeli AWD me motor të dyfishtë, do të kushtojë 49.900 dollarë.
Versioni i tretë do të ketë tre motorë elektrikë dhe me të gjitha gomat aktive, një kapacitet mbajtës prej 14,000 6350 kg dhe pavarësi të baterisë prej më shumë se 805 km. Ky version, i njohur si “tre motor”, do të kushtojë 69.900 dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.