BERZH prezanton platformën e trajnimit online për bizneset e vogla - Business Magazine Albania

BERZH prezanton platformën e trajnimit online për bizneset e vogla

BERZH

BERZH prezanton plaftormën për këshillim dhe trajnim online për të ndihmuar sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme gjatë pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Platforma siguron ekspertizë për administrimin e qarkullimit të parasë, furnitorëve dhe stafit gjatë situatës së krizës.

Programi synon të ndihmojë më shumë se 10.000 biznese në 30 vende.

BERZH prezanton një program pa pagesë për këshillim dhe trajnim online, për t’i ardhur në ndihmë sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (SMVM) që po përballen me ndikimet ekonomike të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Këto biznese të vogla private janë jetike për ekonomitë e vendeve në të cilat BERZH investon.

Programi i BERZH “Të dish si … gjatë një Krize”, është pjesë e platformës së Bankës, Akademia “Know How”, një platformë informative, ku sipërmarrësit mund të përftojnë këshilla praktike, përfshirë edhe materiale trajnimi apo konsulencë mbi menaxhimin e krizës nga ekspertë të industrisë, dhe ku mund t’i bashkohen forumeve të  diskutimit me homologë të tjerë.

Platforma do të ofrojë edhe informacione specifike lokale për mbështetjen financiare të mundësuar nga qeveritë dhe bankat në të 30 ekonomitë në të cilat BERZH investon.

Programi i prezantuar nga BERZH si pjesë e mbështetjes së shtuar gjatë krizës aktuale, do të përqëndrohet në pesë shtylla kryesore biznesi:

1)    Menaxhimi i Krizës: Klientët dhe furnitorët tuaj

2)   Menaxhimi i Krizës: Bazat e administrimit financiar

3)    Menaxhimi i Krizës: Financimi i kompanisë tuaj

4)    Menaxhimi i Krizës: Stafi juaj – aseti juaj kryesor

5)    Menaxhimi i Krizës: Sfidat e menaxhimit dhe drejtimit

Moduli i parë, “Menaxhimi i krizës: Klientët dhe furnitorët tuaj” do të ofrojë këshilla për zinxhirin e furnizimit të biznesit dhe qarkullimit të parasë. Ky modul është disponueshëm duke nisur që sot, ndërsa katër modulet e tjera do të mundësohen së shpejti, në mënyrë të njëpasnjëshme. Të gjitha modulet e trajnimit dhe informacionet do të ofrohen në arabisht, anglisht, rusisht, turqisht dhe gjuhën ukrainase.

Lexo: 3 mënyra për të maksimizuar produktivitetin e ekipit

BERZH do të bashkëpunojë me bankat partnere dhe grupe të mbështetjes së bizneseve në të gjitha rajonet për prezantimin e programit në 30 vende, me qëllim që 10.000 persona që punojnë në SMVM të mund të përfitojnë trajnim, ekspertizë dhe shërbime këshillimore gjatë muajve në vijim.

BERZH është e angazhuar për të mbështetur bizneset e vogla gjatë kësaj periudhe të vështirë duke i ndihmuar ato të krijojnë rezistencën e duhur për tejkalimin e sfidave dhe rimëkëmbjen e tyre. Pavarësisht madhësisë së kompanisë tuaj, platforma e BERZH është konceptuar të ofrojë një ndihmë praktike.

Vizitoni programin në www.ebrdknowhowacademy.com duke nisur nga data 28 Maj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0