Konfindustria e ka cilësuar si të vonuar vendimin e qeverisë për hapjen e ekonomisë së vendit me 1 Qershor.
Sipas saj, ky vendim i vonuar për t’u dhënë fund masave kundër Covid ka shkaktuar rritje të paarsyeshme të dëmeve ekonomike dhe financiare. Vetëm në periudhën mars-prill keqmenaxhimi i krizës ka shkaktuar një dëm financiar që llogaritet të paktën 350 milionë dollarë.
Në njoftimin e saj publik, “Konfindustria vlerëson, se masat shtrënguese jopërpjestimore me shkallën e rrezikut real shëndetësor në vend dhe sidomos vonesat e paarsyetuara të kalimit në normalitet, kanë shkaktuar rritjen e paarsyetuar të faturës financiare në dëm të bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare në afatgjatë.
Lexo: Nga 1 qershori do të lejohet lëvizja e automjeteve në të gjithë vendin
Sipas vlerësimeve krahësimore me vende të tjera të Rajonit, keqmenaxhimi i krizës ka prodhuar një dëm financiar në të paktën 350 milionë dollarë të llogaritur vetëm për muajt Mars-Prill 2020. Në vlerën e mësipërme nuk janë llogaritur dëmet financiare të shkaktuara nga vonesat e kalimit në normalitet në muajin maj në vazhdim.
Në kërkesën e saj të mëparshme, për hapjen sa më shpejt të ekonomisë, Konfindustria ka vlerësuar, se fatura financiare e krizës Covid për ekonominë formale në muajt Mars-Prill është mbi 1.2 miliardë dollarë dhe për ekonominë reale mbi 2 miliard dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto