Kompania franceze Voltalia, është shpallur fituese e ankandit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë me një fuqi të instaluar prej 140 MW, ndërsa çmimi i ofertuar për blerjen e energjisë është 24.89 euro/MW. Me këtë çmim, qeveria shqiptare është angazhuar të garantojë blerjen e energjisë elektrike për 15 vite për 70 MW. Gjysma tjetër e prodhimit do të mund të tregtohet nga kompania në treg të lirë.
Kryeministri Rama tha gjatë prezantimit se, ky park fotovoltaik do jetë më i madhi në rajon. “Më vjen mirë që ne jemi në gjendje që të shikojmë konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit energjetik, duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, energjisë diellore në sistem dhe një investim të huaj mbi 100 milionë euro. Çmimi është fantastik, jashtë çdo parashikimi”.
Lexo: Shqipëria përballë zhvillimit të vonuar të tregut fotovoltaik
Kompania parashikon të investojë mbi 100 milionë euro, përkundrejt një kontrate 30-vjeçare.
Në ceremoninë e shpalljes së fituesit kryeministri Edi Rama foli për HEC-in e Skavicës. Ai tha se HEC-i do të ndërtohet, me një investim tërësisht publik, pra nga buxheti i shtetit.
Në garë u vlerësuan ofertat e 5 kompanive. Gara për ndërtimin e impiantit fotovoltaik të Karavastasë u hap në fillim të këtij viti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto