Shqipëria përballë zhvillimit të vonuar të tregut fotovoltaik  - Business Magazine Albania

Shqipëria përballë zhvillimit të vonuar të tregut fotovoltaik 


Shkruar nga Elton Çekrezi, Drejtor Ekzekutiv i EuroElektra Sh.p.k

Aktualisht gjurma ekologjike e Shqipërisë në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë përmes shfrytëzimit të diellit është gati e papërfillshme krahasuar me vendet fqinje. Këto të fundit i kanë dhënë vëmendjen e merituar arritjes së objektivit për vitin 2020 të Komisionit Europian, i cili synon të rrisë peshën specifike të  energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme.

Pavarësisht se Shqipëria ka një target të vendosur ndër më të lartët në rajon lidhur me këtë çështje, hapat e ndërmarra nuk mund të konsiderohen të mjaftueshme. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin JugPerëndimor, i cili nuk ka miratuar skemën e tarifës Feed-In për energjinë fotovoltaike për t’i hapur në këtë mënyrë rrugë procedurës për shkëmbimin në rrjet të energjisë së prodhuar nga impianti fotovoltaik (net-metering).

Në fakt, sektori shqiptar i energjisë ka mjaft potencial real për të patur një zhvillim të qëndrueshëm të vendit, por vazhdimisht shfrytëzimi i padiferencuar nga mungesa e diversitetit të burimeve energjitike krijon varësi nga importet. Hartimi i planeve afatmesme apo afatgjata për menaxhimin e burimeve energjitike si dhe incentivimi i formave të reja të prodhimit të energjisë do të krijonte pavarësi në këtë sektor dhe gjithashtu do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Ajo që vihet re është fakti se sektori i prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri e sheh varësinë vetëm nga energjia hidroelektrike. Varësia nga një burim i vetëm, i cili është kaq i ndjeshëm nga ndryshimet klimatike, kërcënon drejtpërdrejtë sigurinë e brendshme të vendit duke u varur nga shtetet e tjera. Duke marrë parasysh sasinë e rrezatimit diellor dhe orët mesatare vjetore të diellit, vihet re se Shqipëria posedon një potencial shumë të lartë të energjisë diellore, e cila mund të shfrytëzohet lehtësisht për prodhimin e energjise elektrike, duke ulur në këtë mënyrë rrezikun e varësisë nga shtetet fqinje për shkak të përdorimit të vetëm të energjisë hidroelektrike.

Dihet se fluktacionet e konsumit të energjisë gjatë ditës dhe natës janë të ndryshueshme si për konsumatorin familjar ashtu edhe për bizneset. Në fashat e caktuara orare, kur kemi konsum të ulët të energjisë, formohet tepricë energjitike, e cila në kushtet kur do injektohej në rrjet do shpenzohej nga konsumatori më i afërt, duke evituar humbjet. Prodhuesi i energjisë, i cili ka injektuar edhe tepricën, do të kompensohej në rastet kur impianti i tij është në nënprodhim për shkak të kushteve atmosferike.

Që prej 2017 ishte deklaruar se aprovimi i procedurës lehtësuese për shkëmbimin në rrjet të energjisë së tepërt do të realizohej brenda vitit, që nga momenti i miratimit të ligjit, deklarim ky i cili nuk u përmbush, ndërkohë që nuk ekzistonte asnjë argument real për këtë vonesë. Shkak i kësaj vonese janë edhe pretendimet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), sipas së cilit rrjeti aktual i shpërndarjes së energjisë i tensionit të ulët nuk është i gatshëm të përballojë lidhjen e impianteve fotovoltaike për autokonsum me rrjetin.

I gjithë ky proces i vonuar tashmë prej dy vjetësh bëri që Z. Elton Çekrezi, drejtori ekzekutiv pranë EuroElektra, të merrte iniciativën për mbledhjen e një Grupit Interesi për energjinë e rinovueshme fotovoltaike (Diellore) i përbërë nga të gjitha kompanitë që operojnë në tregun Fotovoltaik në Shqipëri në trasparencë të plotë pa dallime konkurrenciale.

Ky grup interesi i përfaqësuar nga Z. Anduel Çekrezi jurist pranë EuroElektra, më datë 8 Shkurt të vitit 2019 i bënë kërkesë zyrtare për takim Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Znj. Belinda Balluku në lidhje me “Miratimin e udhëzimit për projektet e vogla të Energjive të Rinovueshme”, shkresë kjo e cila u nënshkrua nga të gjitha subjektet që operojnë aktualisht në tregun fotovoltaik në Shqipëri!

Kjo kërkesë u mirëprit nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe më datë 21 Mars u bë interprelanca me Ministren Znj. Belinda Balluku dhe drejtues të OSHEE. Grupi i Interesit parashtroi argumenta teknikë të mjaftueshëm që hedhin poshtë të gjithë pretendimet dhe skepticizmat e OSHEE dhe që mbrojnë faktin se sistemet fotovoltaike janë plotësisht të integrueshme në rrjetin aktual elektroenergjitik pa qenë nevoja e rritjes së kapacitetit apo ndryshimeve në infrastrukturën energjitike.

Gjatë kësaj interpelance Ministrja Balluku dha urdhër që të merreshin masa të menjëhershme për ngritjen e grupit të punës të përbërë nga Ministria e Energjisë, OSHEE, ERE, OST dhe  përfaqësues të grupit të interesit.

Në fillim të prillit ministrja nënshkroi urdhërin për krijimin e Grupit të punës për hartimin e termave të metodologjisë dhe udhëzimit.

Mes tyre, do të zhvillohet takimi i parë më datë 10 Prill 2019 për të diskutuar mbi draftin e propozuar nga Ministria e Energjisë, draft që duhet të përfundojë me datë 01 Maj 2019!

Grupit i interesit do të vazhdojë të njoftojë opinionin public për ecurinë e këtij procesi, zhvillimet rreth metodologjisë dhe udhëzimit, me qëllim kryesor zhvillimin potencial ekonomik qe ka sektori energjitik nga fotovoltaik në Shqipëri!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0